Shuhet Fatos Nano, presidenti Begaj: Lideri i tranzicionit, do të mbahet mend si kryetari liberal dhe reformator

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Begaj theksoi se Nano do të mbahet mend si lideri reformator dhe liberal, i cili udhëhoqi tranzicionin në vitet 90-2000.

”Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000.

Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator. Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij. I paharruar”, shkruan Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?