Shuhet ”Kasapi i Bosnjës”, ministri Hoxha: Vdekja e Mladićit nuk fshin krimet, viktimat meritojnë kujtesë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi pas vdekjes në burg të Ratko Mladić, ish-komandantit serb të dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Hoxha e cilësoi Mladić si një “vrasës brutal” dhe rikujtoi se krimet për të cilat ai u dënua janë renditur nga gjykata ndër më të tmerrshmet të njohura nga njerëzimi.

Në reagimin e tij, ministri solli në vëmendje edhe rastin e Slobodan Millosheviçit, i cili vdiq në Hagë pa përfunduar procesi gjyqësor ndaj tij. Sipas Hoxhës, këto raste tregojnë kufijtë që mund të ketë drejtësia kur autorët e krimeve nuk jetojnë deri në përfundimin e proceseve. Megjithatë, ai theksoi se vdekja e të dënuarve apo e personave ndaj të cilëve procesi nuk ka përfunduar, nuk ndryshon përgjegjësinë për krimet e kryera dhe as të dhënat historike.

“Srebrenica, Sarajeva, Kosova dhe të gjitha viktimat e luftërave në ish-Jugosllavi nuk meritojnë as harresën dhe as revizionimin”, u shpreh Hoxha. Ministri nënvizoi se vendimet gjyqësore dhe faktet historike mbeten, ndërsa përgjegjësia për ruajtjen e kujtesës u takon brezave të sotëm. Ai bëri thirrje që drejtësia, shërimi, pajtimi dhe bashkëpunimi të shërbejnë si garanci që politikat dhe krimet e së kaluarës të mos përsëriten më në rajon apo në vende të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?