Si do menaxhohen financat e shtetit deri në vitin 2020?
Zyrtarizohet dokumenti i qeverisë që përcakton gjithë hapat që do të ndiqen prej saj mbi mbajtjen nën kontroll të borxhit public, por edhe të raportit të ardhura-shpenzime deri në vitin 2020. Fjala është konkretisht për “Strategjinë sektoriale për menaxhimin e financave publike 2014-2020”, e cila bart një rëndësi të dyfishtë, pasi jo vetëm përcakton rrugën për rivendosjen e financave publike në trajektoren e qëndrueshmërisë afatgjatë, duke krijuar kështu parakushtet për rritjen ekonomike, por përbën edhe një detyrim që rrjedh nga marrëveshjet me partneret ndërkombëtarë, në veçanti me Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Europian. “Vizioni i strategjisë së reformës të MFP-së është garantimi i një sistemi të financave publike që nxit transparencën, përgjegjshmërinë, disiplinën fiskaledhe efikasitetin në menaxhimin dhepërdorimin e burimeve publike për ofrimin e shërbimeve të përmirësuara dhe zhvillimin ekonomik”, citon kjo strategji. Duke shtuar më tej se ruajtja e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë makroekonomike është prioriteti më i lartëi kësaj qeverie, për sigurimin e të cilëve, qeveria do të forcojë kuadrin e përgjithshëmfiskal, do krijojë mekanizma për të garantuar që parashikimi të jetë realistdhe forcojëprocesin e përgatitjessë PBA-ve tre-vjeçare.
“Nuk nuk do të lejohet shkelje e disiplinës ajoqë çoi në krijimin e detyrimeve të prapambetura gjatë vitevetë fundit. Masat mbrojtëse kundër një krijimi të ri të detyrimeve të prapambetura tashmë janë funksionale dhe janë duke u zgjeruar edhe më tej. Ministria e Financave ka miratuar Strategjinë për Shlyerjen dhe Parandalimin e Detyrimeve të Prapambetura në vitin 2014, e cila parashikon shlyerjen e plotë të tyre deri në fund të vitit2017 dhe masa specifike për të parandaluar krijimin e detyrimeve të reja të prapambetura”, sqarohet në Strategji lidhur me këtë tregues. Duke vijuar më tej se që nga janari 2014, të gjitha urdhrat e prokurimit për mallra, shërbime dhe investime duhet të kontrollohen për përputhshmëri me planin e prokurimit të dorëzuar në Thesar dhe duhet të miratohen nga dega e rrethit të Thesarit para vazhdimit të prokurimit. Nga ana tjetër, kjo strategji parashikon përpjekje për të forcuar menaxhimin e të ardhurave, duke rishikuar politikën e taksave dhe reformimin e administratave tatimore dhe doganore për të rritur efikasitetin e tyre në mbledhjen e të ardhurave, zvogëluar hendekun tatimor, luftuar evazionin fiskal dhe ekonominë informale.”Borxhi dhe menaxhimi i likuiditetit do të përmirësohet. Megjithatë, është gjithashtu e një rëndësie të lartë që shpenzimet publike të strukturohen në mënyrë që të maksimizojnë ndikimin pozitiv tek ekonomia kombëtare. Do t’i jepet prioritet projekteve dhe programeve me ndikim të fuqishëm në zhvillimin ekonomik dhe punësimin. Për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin e shpenzimeve të qeverisë në përgjithësi dhe projekteve të investimeve publike në veçanti, do të zhvillohen më tej kapacitetet e administratës për vlerësimin e projekteve dhe kryerjen e analizave më të zgjeruara sektoriale”, cilëson gjithashtu strategjia në fjalë.
FINANCAT
Ndryshon procedura
për çregjistrimin e
bizneseve në QKR
Tatimpaguesi person fizik, i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), që dëshiron të çregjistrohet, për çfarëdo arsye qoftë, është i detyruar të paguajë më parë të gjithë detyrimet e tij tatimore të papaguara. Kjo falë përcaktimeve të reja të çregjistrimit të bizneseve nga QKR në një udhëzim të ri të nxjerrë këto ditë nga Ministria e Financave. Sipas tij, kërkesa për çregjistrim paraqitet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, sipas procedurave ligjore përkatëse. Dhe QKR nga ana e saj njofton Drejtorinë Rajonale tëTatimeve të juridiksionit përkatës, për regjistrimin e hapjes së procedurës së çregjistrimit së personit fizik. Kjo e fundit, brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit për fillimin e procedurave të çregjistrimit, kryen të gjithë verifikimet e duhura lidhur me situatën tatimore të tatimpaguesit person fizik që kërkon të çregjistrohet. Verifikimi përfshin të gjitha detyrimet tatimore, detyrimet për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe gjobat dhe kamatëvonesat eventuale të lidhura me këto detyrime. Drejtoria Rajonale e Tatimeve, përveç verifikimit të situatës tatimore të tatimpaguesit person fizik, kur e gjykon të nevojshme, mund të ushtrojë edhe një kontroll tatimor në mjediset e personit fizik ku ai ushtron veprimtarinë e tij ekonomike. Nëse, nga verifikimet apo nga kontrolli në vend, rezulton se tatimpaguesi person fizik ka detyrime të papaguara, gjoba dhe kamatëvonesa, apo deklarata tatimore të paparaqitura, Drejtoria Rajonale e Tatimeve duhet të paraqesë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit kundërshtimin e saj me shkrim për çregjistrimin e këtij personi fizik. Në kundërshtimin e çregjistrimit të paraqitur në Qendrën Kombëtare të Regjistrimitnga Drejtoria Rajonale e Tatimeve të juridiksionit, tregohet shuma e detyrimeve tatimore të papaguara. Nëse, në kundërshtimin me shkrim të paraqitur nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, nuk është prezantuar shuma e detyrimeve tatimore të papaguara të personit fizik, Qendra Kombëtare e Regjistrimit mund të kryejë çregjistrimin e saj.
Drejtoria Rajonale e Tatimeve është e detyruar të tërheqë menjëherë kundërshtimin e saj, sapo tatimpaguesi person fizik të ketë paguar detyrimet tatimore të papaguara, gjobat dhe kamatëvonesat. Qendra Kombëtare e Regjistrimit, menjëherënga data e tërheqjes së kundërshtimit nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, bën çregjistrimin e tatimpaguesit person fizik. Qendra Kombëtare e Regjistrimit vijon me procedurën e çregjistrimit të personit fizik edhe kur Drejtoria Rajonale e Tatimeve nuk tërheq kundërshtimin, megjithëse personi fizik ka paguar të gjitha detyrimet tatimore tëpapaguara, gjobat dhe kamatëvonesat dhe për këtë, ai ka paraqitur në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dokumentin i cili vërteton pagesën e detyrimeve të papaguara.
Nëse, pas verifikimit të situatës së tatimpaguesit person fizik, rezulton se ai nuk ka detyrime tatimore të papaguara, Drejtoria Rajonale e Tatimeve nuk ndërmerr asnjë veprim konkret. Kjo do të thotë se Drejtoria Rajonale e Tatimeve është dakord me vazhdimin e procedurave të çregjistrimit nga ana e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Të njëjtin efekt me këtë ka edhe rasti kur, për arsye të ndryshme, Drejtoria Rajonale e Tatimeve nuk arrin të paraqesë nëQendrën Kombëtare të Regjistrimit kundërshtimin e saj për çregjistrim brenda 30 ditëve nga data e njoftimit për fillimin e procedurës për çregjistrim të marrë nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, edhe pse personi fizik mund të ketë detyrime tatimore, gjoba dhe kamatëvonesa të papaguara. Në këtë rast, përgjegjësia është e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, drejtori i së cilës nxjerr përgjegjësinë personale të punonjësve të tatimeve dhe propozon masat përkatëse ligjore disiplinore apo penale ndaj tyre.
UDHËZIMI
Detyrimet tatimore paguhen
në bankat e nivelit të dytë
Detyrimet tatimore paguhen në bankat dhe në institucionet e tjera që kanë lidhur marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për të pranuar këto pagesa. Në këto marrëveshje përcaktohet lloji i detyrimit që do të arkëtohet për llogari të administratës tatimore, vendi i arkëtimit të këtyre detyrimeve, kushtet që duhet të plotësohen dhe mënyra e dhënies së informacioneve për pagesat e arkëtuara nga bankat. Pagimi i detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve në bankë bëhet vetëm nëpërmjet urdhër-pagesës përkatëse të gjeneruar nga sistemi informatik i tatimeve. Bankat nuk mund të pranojnë asnjë pagesë të detyrimeve tatimore, nëse tatimpaguesi nuk dorëzon urdhër-pagesën përkatëse të plotësuar në mënyrë të rregullt. Urdhër- pagesa ka formën dhe përmbajtjen sipas formularit bashkëngjitur këtij Udhëzimi. Kur është e mundur për personin e tatueshëm, pagimi i detyrimeve tatimore nga ana e tij mund të bëhet edhe në mënyrë elektronike, nëpërmjet bankave ose institucioneve të tjera, sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjet që këto të fundit kanë lidhur me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për pranimin e pagesave elektronike.”
“Në rastet kur një tatimpagues, për arsye të ndryshme, nuk arrin të paguaj të gjithë shumën e detyrimeve të deklaruara prej vetë atij apo të vlerësuara nga administrata tatimore, shumat e paguara, mbulojnë detyrimet e papaguara sipas radhës së mëposhtëme:
a) Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shëndetësore,
b) kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëmarrësit,
c) kontributet e detyrueshme suplementare të sigurimeve shoqërore,
ç) kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit,
d) tatimet,
dh) kamatëvonesat,
e) gjobat,
ë) kostot administrative.
Në rastet kur një tatimpagues, për çfarëdo arsye, rezulton me një mbipagesë të një detyrimi tatimor apo të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, shuma e mbipagesës kalon për pagesën e detyrimeve të papaguara sipas radhës së mësipërme të pagesave. Radha e mësipërme e pagesave zbatohet edhe në çdo rast pagese të paidentifikuar të kryer nga tatimpaguesi.”