Si do të funksionojë “Besa” e Edi Ramës? Ja 7 mekanizmat

Dokumenti “Besa” që kryeministri Edi Rama prezantoi dje në mbledhjen e qeverisë dhe grupit parlamentar parashikon “një arkitekturë të vetme: shtatë aftësi, shtatë mekanizma, një funksion koordinues dhe një platformë publike”.

Pranë Zyrës së Planifikimit Strategjik në Kryeministri do të funksionojë njësia “BESA”, e cila “koordinon standardet, lidh të dhënat dhe i paraqet qeverisë një panoramë të integruar”.

Ndërsa “Flamingo Mirror” do të jetë “ndërfaqja publike dygjuhëshe, ku publikohen dosjet me interes të lartë publik: evidenca, dëgjesat, shpjegimet, afatet, zotimet dhe rezultatet, por ku ekspozohen edhe fakte e prova kundër dezinformimit dhe keqinformimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu do të krijohet Barometri Kombëtar i Besimit, “një instrument i pavarur matjeje, jo strukturë qeveritare dhe jo matje e popullaritetit. Metodologjia, kampioni dhe të dhënat e agreguara publikohen”. Ndërsa “Laboratori i Politikave Publike” parashikohet të jetë “mënyra e pilotimit të reformave kur testimi në shkallë të vogël është i mundur dhe i dobishëm; nuk është institucion më vete”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në dokument shpjegohet se mekanizmat që do të përdorë “BESA”, në pjesën më të madhe, mbështeten në legjislacionin ekzistues. “Ajo që ka munguar nuk është baza ligjore, por mënyra se si e kemi lexuar atë. Pikërisht këtë kthesë bën Metoda BESA: merr mekanizmat që ligji i parashikon dhe i vë të punojnë për besimin”.

Ja cilët janë shtatë mekanizmat dhe objektivat e tyre:

Mekanizmi 1: Vlerësimi i Dëgjesës

Çdo reformë apo vendim me ndikim të rëndësishëm duhet të kuptohet përpara se të miratohet. Për këtë arsye, për çdo reformë apo vendim të tillë hartohet një Vlerësim i Dëgjesës, i cili bëhet pjesë e detyrueshme e dosjes së vendimmarrjes.

Mekanizmi 2: Dosja e Evidencës

Çdo vendim strategjik duhet të mbështetet në prova të verifikueshme, jo vetëm në bindje. Për çdo reformë apo vendimmarrje me ndikim të veçantë hartohet një “Dosje e Evidencës”, e cila shoqëron procesin e vendimmarrjes dhe publikohet së bashku me të.

Mekanizmi 3: Memorandumi Shpjegues

Çdo reformë duhet të jetë jo vetëm e drejtë, por edhe e kuptueshme. Për çdo politikë me ndikim të gjerë hartohet një Memorandum Shpjegues, i cili publikohet paralelisht me vendimmarrjen.

Mekanizmi 4: Indeksi i Kujdesit

Çdo investim publik duhet të vlerësohet jo vetëm nga ndërtimi, por edhe nga cilësia e mirëmbajtjes dhe e shërbimit që ofron me kalimin e kohës.

Mekanizmi 5: Paneli i Performancës

Performanca e institucioneve duhet të matet nga rezultatet që prodhojnë dhe nga besimi që ndërtojnë.

Mekanizmi 6: Rishikimi Pas Veprimit

Çdo reformë, projekt apo politikë me ndikim të rëndësishëm duhet të shndërrohet në një mundësi për të mësuar. Pas përfundimit të çdo faze të rëndësishme të zbatimit zhvillohet një Rishikim Pas Veprimit.

Mekanizmi 7: Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm

Qeverisja nuk duhet të kufizohet vetëm në administrimin e krizave. Ajo duhet të krijojë aftësinë për t’i identifikuar dhe parandaluar ato përpara se të shpërthejnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

PS 7663 (40.9%)
PD 4545 (24.2%)
PROTESTA 6548 (34.9%)

Vota totale: 18756