Si i kalonte ditët në qeli? Ish-deputeti Salianji: Shumë prej të dënuarve i kisha denoncuar unë

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji rrëfeu detaje sesi i kalonte ditët në qeli, ku kaloi më shumë se 9 muaj pas hekurave.

Salianji tregon se për arsye sigurie kishte qeli më vete, teksa shton se nuk pati as një problem as edhe me personat që ai i kishte denoncuar personalisht dhe që vuanin dënimin në të njëjtin burg.

“Për shkak të funksionit si deputet, kam pasur qeli më vete. Një pjesë të personave të izoluar i kam pas denoncuar. Nuk kam pasur probleme me askënd. Aty ka shumë njerëz që vinin për të më treguar historinë e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata shihnin deputetit dhe në burg dhe tregonin historinë e tyre përse ishin në burg për suvatim pa leje, apo 2 gramë hashash. Kryesisht janë njerëz të varfër, por edhe të akuzuar vepra të rënda”, tha Salianji.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?