“Si jemi, mosqofshim”…!
LETRA NË REDAKSI
Nga Evdal Nuri/Kudo dhunë. Këto ditë krahas politikës “e mbarsur” me konflikte të vazhdueshme, po flitet dhe për dhunën. Flitet se ajo është prezente kudo . E kemi në fshat e qytet. Në veri dhe jug, lindje e perëndim . E kemi në shkollë, kopshte, rrugë, shtëpi e në kafene ! Por e kemi dhe atje ku presim të mësojmë e dalin ligjet kundër saj, në Parlament ! Biles këtu më e dukshme dhe masive ! E kemi midis moshave, sekseve të ndryshme e në të njëjtin seks . Ja këto ditë në Gjirokastër burrë e grua të vrarë . Në Lushnje dy të vrarë e dy të plagosur. Një i moshuar perdhunon një vajzë 15 vjeçare . Ditët më parë u vra gjyqtarja . Burri vret gruan me thikë në Pogradec Gjyshi vdes pas një jave nga thika e nipit ! Xhaxhai nipin në Shkodër. Në Shëngjin plagoset një tjetër. Goditen me tulla tri vajza në Tiranë. Një 16-vjeçare në Kamëz ka denoncuar në polici një 21 vjeçar me inicialet e ka përdhunuar … e kështu në format nga më të ndryshme, çdo ditë rritet numuri i të dhunuarve !? Denancohen, dënohen, falen, përsëri akuzohen, e së në fund të bëjnë ” gjëmën”! Kështu ka ndodhur, po ndodh e do të ndodh dhe në të ardhmen, nëse shteti s’merr masa drastike për të ! Tek ne bëhet zhurmë e madhe, kur ndodhin fenomenet negative dhe më pas asnjë punë për edukimin e njërëzve për parandalimin e tyre . Mbi 90% e të dhunuarëve me pasoj vdekjen bëhen nga armët Afati për grumbullimin është lënë nga prilli në dhjetor. Çuditerisht asnjë fjalë s’po dëgjojmë ! Jemi atje ku ishim ! Demokracia e brishtë shqiptare, në amullinë e saj, të një tranzicioni tejet të ngarkuar e problematik, ka shfaqur shumë defekte e devijime, por një nga më të rëndat ka qenë dhe mbetet, sidomos gjatë këtyre kohëve të fundit, dhuna ndaj femrës. Jo thjeshtë për shkak të faktit se Shqipëria trashëgon një shoqëri konservatore, ku burri jo vetëm është zot, por dhe për shkak të defekteve serioze të ligjeve . Dhuna ndaj femrës po merr përmasa të frikshme . Është një dimension i egër, një përmasë kriminale me pasoja të rënda, që duhet parandaluar me çdo kusht, me të gjitha mënyrat. Në Shqipëri, këto kohët e fundit kanë shënuar një tendencë në rritje të dhunës ndaj grave, duke përfshirë rrahjet e rënda, keqtrajtimet, përdhunimet, vrasjet e masakrimet, deri dhe krime për gjakmarrje në kundërshtim edhe me vetë Kanunin. Dhuna ndaj gruas, nënës, vajzës, bashkëshortes, duke i krijuar femrës një ambient mbytës, sidomos në zonat rurale. Vrasjet në seri, që po mbajnë peng familje të tëra, individë të implikuar në zejet e krimit të të gjitha spektreve e ngjyrave, por edhe njerëz të pafajshëm, që ndëshkohen vetëm për lidhjet, po shndërrohen në një normalitet të sëmurë në këtë vend. Është më tepër se e dhimbshme, gati një fatalitet, të dëgjosh përditë lajme të trishta për familje të tëra që po shkojnë drejt shuarjes, për viktimat e radhës që mbushin kronikat e zeza për ” larje hesapesh”. Femra shqiptare s’ ka jo vetëm mbrojtjen e duhur ligjore, por as morale . Në shumë raste, edhe kur ndaj femrës kryhen akte të rënda keqtrajtimi e përdhunimi, shoqëria jo vetëm nuk reagon fuqishëm ndaj kriminelëve, siç ndodh në gjithë botën demokratike të zhvilluar, por në një mënyrë a një tjetër, justifikohet . Shpesh herë dhunuesit justifikohen me pretekse, banale, isha i pirë, ndodha bosh, e bëra nga gjakënxetësia e së fundi i liron amnistia. Por po kaq shpesh dhe i dhunuari falë, s’doja të prishja familjen, kisha turp nga opinioni shoqëror, kam fëmij e tjerë. Nuk kuptohet se huqi është me shpirtin e ky i merr shpirtin atij që ka falur. Femra përbën gjysmën e popullsisë së këtij vendi dhe është një forcë e madhe aktive në ekonomi, kulturë, art, shkencë, politikë . Ajo loz nje rol të pazëvendësueshëm s’i bashkëshorte, duke majtur në këmbë familjen e jetës sociale në familje e kudo ! Dhuna tek ne ndodh nga bashkëshorti ose partneri. Kjo për arsye xhelozije, ekonomike e psikollogjike . Në bazë të disa studimeve të kryera, për dhunën në familje, është vërtetuar se dhuna ndaj grave është një problem kompleks dhe shumë dimensional. Pa marrë parasysh kornizën ligjore dhe institucionale për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje ajo vazhdon të jetë një ndër fenomenet më problematike në shoqërin tonë . Duhet theksuar se studimet mbi dhunën në familje në Shqipëri janë tepër të kufizuara. Rrjedhimisht, nuk ekziston një tablo e qartë e gjendjes së dhunës në familje në Shqipëri. Prandaj mbrojtja e saj legjitime, morale e juridike, njerëzore e ligjore, sigurisht, është detyrë e gjithë shoqërisë, në radhë të parë . Rreth 4 mijë raste të dhunës në familje regjistron çdo vit policia e shtetit. Kjo shifër është alarmante . Variorijnë në 10-11 raste denoncimi në ditë . “Dhuna në familje shpesh mund të jete vëllai ndaj vëllait, fëmija ndaj prindërve, ndaj babait, nënës, etj. Përqindja e dhunës ndaj grave është rreth 73-74 % .” Dhuna në familje ka gjunjëzuar shoqërinë shqiptare. Veç vrasjeve të bujshme, dhuna është e pranishme çdo ditë me dhjetëra raste. Për muajt Qershor-Korrik 2017 janë shënuar 449 raste dhune, ku thuajse 99% e viktimave kanë qenë gra, vajza, bashkëshorte dhe ish-bashkëshorte. Situata kritike paraqitet dhe për muajin gusht ku dhe pse s’janë publikuar shifrat zyrtare në të gjithë vendin rezultojnë afro 200 raste . Raste të denacuara arrijnë në 3900 ! S’ka më keq !
2—Format e kuptimi filozofik i dhunës . Kuptimi i dhunës është mjaftë i gjerë .Ka dhunë sa herë një individ ose grup njerëzish përdorin mënyra nga me të ndryshme për të rrobëruar, për të bërë të vuajnë, për të zhdukur një individ ose një grup tjetër . Ajo më e prekshmja është dhuna fizike . Kjo haset kur një njeri dëmton një tjetër ose e eliminon atë. Por, kemi edhe dhunë psikologjike, seksuale, policore, shtetërore, etnike, fetare, morale etj . Dhunë kemi më tepër tek adoleshentët se sa tek të moshuarit . Midis meshkujve se sa femrave, psikologjike se sa fizike, morale se sa policore . E dhunon fëmijën ose nxënësin kur e godet fizikisht e nuk përfill personalitetin e tij, duke e fyer ose duke përdorur notën si mjet për ta nënshtruar atë . E dhunon gruan nëqoftëse nuk e respekton atë si të barabartë me veten Kjo tregon se një nga arsyet e ushtrimit të dhunës është niveli i ulet ekonomik, problemet në familje, xhelozia, puna e dobët psikologjike, depresioni në rritje etj. Eshtë dhunë e mirfillt kur përdoret ndëshkim fizik tek te burgosurit . Dhuna seksuale është dhuna më e egër dhe më e demshme . Shohim një rritje të dhunës ndaj fëmijeve . Si këto të kohës të fundit. Arsyet jane streset tek te rriturit, pamundësia ekonomike për t’i plotësuar kërkesat në rritje të fëmijeve . Një nga format që nxit dhunën është papunësia ose niveli i ulët i pagave . Si rrjedhojë i tyre janë dhunimet e tjera me pasoja më të rënda. Mohimi i të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare është dhunë etnike . Qëndrimi përçmues e nënvleresues ndaj popullsisë së një feje tjetër vlerësohet si dhunë fetare . Dhuna është mënyra më e gabuar për zgjidhjen e një problem jashtë arsyes . 3-Cila nuk është dhunë ? Edhe pse çdo ndërhyrje kirurgjikale quhet agresion ndaj trupit, ajo nuk konsiderohet dhunë, sepse këtu është respektuar vullneti i të dy palëve . Përdorimi i forcës në përputhje me ligjin, quhet dhunë e lejuar . Nuk mund të quhet dhunë fakti që, pas një qëndrese të gjatë paqësore të rezistohet, për të mbrojtur lirinë, dinjitetin dhe nderin e një populli . Nuk do të quajmë dhunë vetëdhunimin, por që shpesh përfundon tragjikisht edhe pse kjo është rrjedhojë e disa dhunimeve të mëparshme . I dhunuar quhet dhe një votues që i bëhet presion psikologjik e fizik për të votuar jo në përputhje me dëshirën ose për ca ‘qinarka”. Dhuna i çon njerëzit në stres që shpesh herë ka çuar edhe në vetëvrasje që tek ne vetëm në gjashtë mujorin e parë arritën në 111! Përdorimi i gjithanshëm i dhunës, çon nga pala e dhunuar në hakmarrje, të cilat kanë sjellë tek ne fenomenin negativ të gjakmarrjes, shoqëruar me qindra të vrarë e mijëra të ngujuar . Ky fenomen është vetëm shqiptarë. – Kur shtetit i mungon forca apo dëshira për të ndëshkuar dhunën i lë vend vetëgjyqësisë, fenomen i rrallë në bote, por teper i përhapur tek ne . Arsyeja e vetme është se shteti nuk po zgjidh drejtë e me forcën e ligjit problem, si ai i pronësisë mbi token, korrupsionin, ndëshkimin e krimit, shitblerjen e votës e tjerë . Sido që të jetë e të paraqitet, dhuna është forcë shkatërrimtare . Ajo fillon atje ku mbaron arsyeja. Është” forcë e dobësisë” .