Si të kuptoni që një grua e martuar nuk është e lumtur dhe tradhton?
Çdo grua është unike kur është fjala për të treguar shenja ose sinjale që mund të tregojnë pakënaqësi në një martesë. Disa gra mund të duken të qeta ose të gëzuar, ndërsa të tjerat tregojnë shenja që janë të dëshpëruara. Nëse ju dyshoni që bashkëshortja juaja është e trishtuar, mbetet e domosdoshme që të mësoni për të njohur tregues e për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të martesës suaj.
Hapi I
Shikojeni me kujdes nëse bashkëshortja juaj ndryshon sjelljet. Gratë e martuara që janë të trishtuara shpesh janë të brengosura. Sipas një studimi të universitet “ Penn State Univeristy “ individi mund të flejë më shumë ose më pak “ ata gjithashtu mund të ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit kur janë brengosura.
Hapi II
Bëni një liste të gjerave që janë ndryshe në jetën e bashkëshortes suaj gjatë muajve të fundit. Ndryshimet e pafavorshëm në punë apo qëndrimit në shtëpi mund të tregojnë se bashkëshortja është e pakënaqur ose ndihet e trishtuar.
Hapi III
Mësoni shenjat e një gruaje që tradhton. Shpesh kur një grua që është e trishtuar në martesë, ekziston mundësia që ajo mund t’ju tradhtoj. I kushtoni vëmëndje qëndrimit të saj. Gratë që tradhtojnë zakonisht veprojnë në fshehtësi dhe me dinakëri në lidhje me veprimet e tyre. “Dating Secrets” në faqen e tyre shkruajnë se “ Gratë që tradhtojnë përmirësojnë pamjen e tyre, blejnë rroba, bëjnë ushtrime dhe përmirësojnë jetën e tyre sociale. Janë shumë të fshehta “.
Hapi IV
Kërkoni në shtëpi për alkool dhe drogë. Kontrolloni tek rrobat, në sirtar dhe në dollap. Mbani gjurmët e shisheve në kabinetet e pijeve javore për dyshime. Disa gra mund të pinë apo përdorin drogë për të përballuar trishtimin
Hapi V
Bisedoni me miqtë tuaj dhe pjestarët e familjes për ketë problem. Pyesni ata nëse kanë dalluar ndonjë shenjë që të tregon e se bashkëshortja juaj është e trishtuar. Shiko me vëmendje se si ato ju kthejnë përgjigjen. Miqtë e bashkëshortes suaj mund të dinë gjëra që ju nuk i dini. Shikoni dhe mbani shënim, nëse miqtë e bashkëshortes suaj shmangin kontaktin me sy apo nervozohen ndërkohë që flasin.
Hapi VI
Uluni së bashku me bashkëshorten tuaj bëni një diskutim të hapur. Shprehni shqetësimet tuajave ju mendoni, pse ajo mund të jetë e pakënaqur. Dëgjoni me simpati dhe pa gjykim nëse ajo përshkruan se pse ajo ndihet trishtuar. Në Universitetin e Michigam thuhet “ Në një lidhje të shëndetshme, të dy partnerët janë në gjendje të shprehin mendimin e tyre, ndjenjat dhe nevojat e tyre pa frikë se do të gjykohen. Komunikimi është një nga blloqet e ndërtimit te domosdoshëm për të pasur një martesë të suksesshme.Nëse ajo nuk pranon apo bën sikur dëgjon por në të vertetë nuk dëgjon atëhere ajo vazhdon udhën e tridhimit dhe tradhtisë. Në këtë rast martesa ka mbaruar.