FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Si u thua protestuesve hiçër ti?!”/ Gjergj Luca: U turr inkuizicioni “Luca në litar”, çfarë kanë bërë në jetë ata?

Sipërmarrësi Gjergj Luca, ka debatuar në emisonin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, me Ylli Rakipin lidhur me protestën dhe anatemimin që ai u ka bërë protestuesve, të cilët më pas e sulmuan me përshtypje negative për biznesin e tij.

Debati:

Ylli Rakipi: Ti i quan ata hiçër? Je një njeri pasionant, nuk dua ta relativizoj. Por, aty ka njerëz të ndryshëm. Ka studentë, që nuk marrin dot një shtëpi me qira, ka punëtorë, profesorë, sipërmarrës, ka edhe hiçër. Por mbi të gjitha janë qytetarët. Pse i anatemon ti?

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjergj Luca: Vijmë nga sistem i mbyllur, sado ta shpjegojmë, brezat i marrin si përralla. Ne ushqyem ëndrra të tjera në atë kohë, në kulmin e punës, sistemi ndërroi dhe ëndrrat tona u zëvendësuan me ëndrrat e reja, që dilnim në shtepi dhe ktheheshim në darkë sepse nuk mbahej familja ndryshe. E dyta, kur doli Tirana atje dhe pashë njerëz të veshur bukur me shije, që kalonin edhe me fëmijët, unë u emocionova dhe e ndjeva veten mirë që Tirana po dilte dhe po thoshte shumë gjëra që ka kaq vite që në Shqipëri nuk artikulohen. Mendoj se në këtë studio unë kam artikuluar gjëra shumë më të rënda, kam bërë copë të dy partitë, me një kurajo, alla Lucë, që gjithmonë e kam thënë të vërtetën time siç e kam menduar dhe siç më del nga përditshmëria ime. Deri këtu jemi në rregull.
Kur në protestë filloi kori duke u marrë me impreditorët, u bë shkasë një video e imja me një fëmijë, pashë që nxorrën fëmijët në shkallën e revolucionin dhe po nxirrnin shprehje “Saliu në burg, Rama në burg”. Si një fëmijë 10 vjeç mund ta infektosh me këto fjalë? U ndjeva keq, mora një djalë që kishte sjellë bukën dhe ujin te i ati dhe bëra një video, thashë pse nuk i çoni në punë, sic bëj unë që i fus fëmijët e mi në bar apo restorant? U turr tuma e inkuizicoinit të më çonin nç litar.  “Luca i korruptuar” “Luca i krimit” “Luca në litar”, me të njëjtën gjuhë dhe mllef që kemi parë në komunizëm sekretarin e partisë, brigadierin. Thashë si ka mundësi, këta djem të rinj ku e kanë mësuar këtë gjuhë agresive?  Gjithë ky mllef dhe pasion për të folur për njerëzit që mbajnë këtë vend. Këtë vend e mban kapitali duke hapur vende pune. Paguhen me taksat tona. Si mund të ngrihesh kundër kapitalit dhe të shkatërrosh investimet? Ti ulim yjet… Kujt i bën dëm?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ylli Rakipi: Jo, jo, mos zbrit këtu tani.

Gjergj Luca: Isha i acaruar.

Ylli Rakipi: Hiçër ju ke thënë pas review-ve?

Gjergj Luca: Kishin filluar historinë e sulmit.

Ylli Rakipi: Ata e kanë ndaj klasës politike shqiptare, kundër establishmentit 35 vjeçar. Kanë dalë dhe ajo duhet lexuar si e tillë. Janë njerëz

Gjergj Luca: Cili nga ata ka thënë fjalë më të rënda?

Ylli Rakipi: Ke thënë ti por me përjashtim të Ramës…

Gjergj Luca: I sheh rrjetet ti?

Ylli Rakipi: Pas review-ve dakord. Por ka një problem. Mbyllja e syve përpara idesë, ata sulmojnë një establishment që i ka lënë të rinjtë në mes të rrugëve.

Gjergj Luca: Kanë lënë veten. Kush i ndalon për të punuar?

Ylli Rakipi: Gjithë kjo klasë politike, ikin jashtë Shqipërisë. Ti e lexon këtë njëlloj si klasa politike shqiptare.

Gjergj Luca: Ata të thonë se çfarë përfaqësojnë dhe çfarë kanë bërë në jetë.

Ylli Rakipi: Po kujt i thua ti një 20 vjeçari?

Gjergj Luca: Pse dalin, çfarë kërkojnë?

Ylli Rakipi: Ngrihet ky brez sepse jeton në mënyrë tjetër, i shohin gjërat krejt ndryshe.

Gjergj Luca: Unë mendoj se i shoh gjërat gabim.

Ylli Rakipi: Nëse një brez i ri, gjenerata Z, përfaqëson brezin më të ri në Shqipëri dhe botë, që kërkon të ndërtojë vetëveten dhe nuk gjen asnjë hapësirë. Pse? Sepse ka 35 vjet me këtë establishment. Ti ke patur forca politike që shpërndanin bursa dhe diploma për zgjedhje.

Gjergj Luca: Çfarë kërkojnë këta?

Ylli Rakipi: Vetëveten, të jetojnë. Të mos bëhet drejtor një njeri që nuk ekziston, që nuk ka diplomë, të mos drejtojë një njeri që nuk vlen. Këto duhet ti lexojë qeveria.

Gjergj Luca: Ku të fillojnë punë? Në administratë? Ku tjetër?

Ylli Rakipi: Ti e di që në Shqipëri nuk ka garë për asgjë?

Gjergj Luca: Prapë po flet për administratën. Në privat ka shumë.

Ylli Rakipi: Ore kush është ngritur që të rrëzohesh ti? Ke parë njeri ti? Ata thonë për oligarkët. Nuk po të veçon njeri ty.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?