Sidorela Vatnikaj: Vlora Hyseni i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë, kurse protestuesit i kapin dhunshëm
Në ditën e 117-të të protestës, aktivistja Sidorela Vatnikaj ka lëshuar akuza të fortë lidhur me kapjen e institucioneve të sigurisë nga elementë të krimit të organizuar.
Vatnikaj ngriti akuza të forta ndaj qeverisë, policisë dhe drejtimit të SHISH-it. Sipas saj, drejtues të policisë janë emëruar nga Ergys Agasi dhe se ish-drejtuesja e SHISH-it, Vlora Hyseni i ka dhënë Agasit informacione për t’iu shmangur policisë.
Ajo akuzoi gjithashtu autoritetet për arrestime të dhunshme të protestuesve dhe deklaroi se sipas tij, institucionet shtetërore po veprojnë në mënyrë kriminale.
“Shefat e policisë i ka emëruar kryekrimineli Ergys Agasi. Drejtoresha e SHISH-it, në vend që t’i jepte informacione policisë për të arrestuar Ergys Agasin, i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë. Agasi lëvizte i lirë, ndërsa protestuesit vijojnë të arrestohen dhunshëm. Ndaj edhe sot jemi këtu për t’i thënë qeverisë së krimit, parlamentit të krimit e policisë së krimit se Shqipëria dhe shqiptarët kërkojnë revolucion!”, u shpreh Vatnikaj.

