Sidrit Bejleri humb njeriun e dashur të familjes: S’i bëjmë dot as ceremoninë mortore sipas traditës

Këngëtari i njohur shqiptar Sidrit Bejleri ditën e sotme ka humbur vjehrrin. Lajmin e ka dhënë vetë ai më një postim në rrjetet sociale.

Ai shkruan se pasi vuajti prej një kohësh nga një semundje e gjatë u largua përgjithmonë nga kjo jetë. Këngëtari shprehet se nuk ia bëjnë dot ceremoninë mortore ashtu si e do tradita për shkak të ditëve të trazuara ku ndodhet vendi për shkak të koronavirusit.

“Sot vjehrri im i nderum dhe besimtari i mirë Hadi Bushati, pas një sëmundjeje të gjatë, ia ktheu shpirtin Krijuesit të Gjithësisë. Në këto ditë të trazuara, kur as ceremonitë mortore nuk mund të zhvillohen siç është tradita, ju lutem kujtojeni me lutje (dua)! Nuk dihet se kujt ia pranon Zoti Fuqiplotë lutjen. Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Zoti e pastë mëshiruar dhe qoftë i Xhenetit! Amin!”-shkruan këngëtari.

SHKARKO APP