Siguria ushqimore – Gati 7 milionë lekë gjoba, AKU mbyll aktivitetin e tre subjekteve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar kontrollet për mbarëvajtjen e Sezonit Turistik 2019 dhe nga inspektimet e kryera në 3 subjekte janë konstatuar shkeljet e mëposhtme:

Subjekti “LN”, me aktivitet “Import dhe magazinim i lëndës së parë për pastiçerinë, prodhim akullore dhe produkte pastiçerie”  u konstatua nga ana e AKU se ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse në fushën e ushqimit për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Sipas njoftimit për shkeljen e konstatuar ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

AKU konstatoi shkelje në një subjekt tjetër me aktivitet “Magazinim dhe tregtim i produktit vezë”, i pa licencuar në aktivitetin përkatës. Sipas njoftimit, magazina nuk kishte ventilim, nuk kishte pajisje për matjen e temperaturave të ruajtjes së produktit, kishte prani të pjesshme të lagështirës dhe mykut në mure dhe tavan dhe prani e sendeve të tepërta në magazinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj subjektit në fjalë u mor masat administrative “Gjobë” me vlerën totale 2,400,000 lekë; “Ndërprerja e aktivitetit” deri në plotësimin e kushteve dhe pajisjes me licencë, “Bllokim i produktit” (vezë) deri në etiketimin konform kërkesave ligjore.

AKU ushtroi kontroll edhe në një subjekt me aktivitet “Magazinim dhe tregtim i produktit vezë”u konstatua se subjekti nuk dispononte licencën për ushtrim aktiviteti, magazina nuk kishte ventilim: nuk kishte pajisje për matjen e temperaturave të ruajtjes së produktit, kishte prani të pjesshme të lagështirës dhe mykut në mure dhe tavan dhe prania e sendeve të tepërta në magazinë.

Për shkeljet e mëposhtme u mor masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 2,500,000 lekë, “Ndërprerja e aktivitetit” deri në plotësimin e kushteve dhe pajisjes me licencë dhe “Bllokimi i produktit” (vezë) deri në etiketimin konform kërkesave ligjore.

SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?