“Silvia Konti” e Rumanisë!
Nga Kit Gillet
Vendimi i Victor Pontas për të dhënë të mërkurën dorëheqje si kryeministër i Rumanisë mund të mos jetë fundi i zotimeve të tij. Protestat e rrugës këtë javë ishin kulmi i muajve të tërë të presionit të nxitur pas rastit për mashtrim dhe korrupsion ndaj tij. Ponta nuk është i vetmi. Një mori politikanësh, kryetarësh të qyteteve, gjykatësit dhe prokurorësh janë shënjestruar në prirjen antikorrupsion që nuk shihet në vendet e tjera në Evropën Lindore – ose edhe diku tjetër nëpër botë. Dhe është një kryeprokurore, që nuk duket pretenduese, Laura Codruta Kövesi, që ka përvjelë mëngët. «Drejtësia rumune para vitit 2005 nuk ishte e pavarur», thekson Kövesi, 42-vjeçare, gjatë një interviste të dhënë para dorëheqjes së zotit Ponta.
«Kjo ka qenë arsyeja pse nuk ka pasur hetime të hapura të ndërlikuara kundër zyrtarëve të nivelit të lartë». Një agjenci e specializuar antikorrupsioni, e njohur me shkurtesën DNA, ishte themeluar më 2003, dhe ishin dashur disa vite derisa ishte përqendruar në korrupsionin e nivelit të lartë, raste që përfshinin ryshfet mbi dhjetë mijë euro – dhe kështu nisi të jepte rezultate pozitive ndjekja e rasteve. Tani janë 120 prokurorë që punojnë në më shumë se gjashtë mijë raste. Janë ekipe të shumta televizive që presin para objektit të prokurorisë duke pritur se kush mund të jetë i intervistuari i radhës. Agjencia ka hetuar me sukses vjet 24 kryetarë komunash, pesë deputetë, dy ishministra dhe një ishkryeministër, të mos përmendim më shumë se një mijë individë, përfshirë gjykatës dhe prokurorë, 90 për qind të rasteve që kanë përfunduar me dënime. «Sivjet kemi hetuar 12 anëtarë të parlamentit, dy prej të cilëve ishministra», thekson Kövesi, që ishte emëruar në këtë detyrë më 2013. «Kemi hetuar dy ministra në detyrë, njëri prej të cilëve ka shkuar prej karriges ministrore drejt e në paraburgim». Kryetari i Bukureshtit, Sorin Oprescu, është arrestuar në shtator pasi ishte akuzuar se kishte marrë përqindje prej kompanive që u kishte dhënë kontrata për punë kryeqytet 6/2015 “Silvia Konti” e Rumanisë! | Gazeta Tema http://www.gazetatema.net/web/2015/11/06/silviakontierumanise/ 2/3 Sidoqoftë, Ponta është një cak larg më i rëndësishëm. Sipas kryeprokurores, hetimet për kryeministrin në largim kanë zgjatur katër muaj, në fund të të cilave është ngritur aktakuzë me shumë pika të falsifikimit, shpëlarjes së parave dhe për shmangie të taksave që datonin gjatë periudhës ndërmjet viteve 20072008 kur ishte ende avokat praktikant. Prokurorët shpresonin ta hetonin për aktivitete të dyshimta gjatë kohës sa ishte në zyrë, por në qershor parlamenti rumun hodhi poshtë përpjekjen për t’ia hequr imunitetin parlamentar.
Rumunët duket se janë impresionuar me aktivitetet e DNAsë: sipas një anketimi të fundit, 60 për qind e rumunëve të anketuar thonë se i besojnë agjencisë, derisa 11 për qind thonë se i besojnë kuvendit. Sidoqoftë nuk është se të gjithë janë të lumtur me aktivitetet e DNAsë. Nuk ka kaluar një javë qysh se Kövesi është sulmuar në media. Pasi i ishte ngritur zyrtarisht aktakuzë, Ponta shkroi në faqen e tij në Facebook se problemi i vetëm i Rumanisë ishte «fiksimi i një prokuroreje totalisht joprofesionale që mundohet të bëjë emër duke shpikur dhe imagjinuar fakte dhe situata të paqena të para dhjetë vitesh». Të tjerët kanë vënë në dyshim motivet politike të prokurorëve të DNAsë, edhe pse agjencia ka ndjekur penalisht shumë politikanë në të dy palët e parlamentit. Të tjerët gjithashtu kanë kritikuar përdorimin e përgjimeve, duke sugjeruar se është një doracak që është marrë nga «Securitate», policia sekrete e frikshme e kohës së komunizmit. Kövesi i hedh poshtë të gjitha këto shqetësime, duke theksuar se çdo përgjim duhet të autorizohet prej një gjykatësi dhe se monitorimi i tillë është «vegël e përdorur anembanë botës. Përdoret në shtetet anëtare të BEsë. Është mjet i zakonshëm për prokurorët». Kritikat dhe vëmendja publike duket se kanë ndikim të vogël në punën e Kövesit. «Para se të emërohesha kryeprokurore e DNAsë, isha prokurore e përgjithshme e Rumanisë për gjashtë vjet me radhë, kështu që gjatë nëntë viteve të kaluara kam pasur kohë të mjaftueshme për t’u mësuar me këso gjëra.
Fatmirësisht ka edhe njerëz që më lavdërojnë, kështu gjërat janë të balancuara», thekson ajo. Sfida më e madhe për prokurorët vjen prej politikanëve, konfirmon Kövesi. «Pothuajse çdo të dytën javë deputetët dalin me një ligj të ri duke u munduar të ndryshojnë ose amandamentojnë provizionet aktuale. Mundohen ta ndryshojnë kodin penal. Mundohen të kufizojnë mundësitë tona të hetimeve. Por është interesante se kurrë nuk miratojnë ligje që do të na ndihmonin më shumë», thekson ajo. Përkrahja e madhe në Rumani dhe brenda BEsë e ka bërë më të zorshme për dobësimin e përpjekjeve dhe vënien në dyshim të pavarësisë së DNAsë. «Sa herë dëgjojmë se mundohen të miratojnë një ligj të ri për kufizimin e mundësive tona, dalim në publik dhe mbajmë qëndrim për këtë çështje», shton Kövesi. Pavarësisht të gjitha këtyre, ende ka rrugë të gjatë para. Rumania është radhitur e fundit në mesin e shteteve anëtare në indeksit të perceptimit të korrupsionit të vitit të kaluar të «Transparency International», poshtë Italisë, Greqisë dhe Bullgarisë. Por, kryeprokurorja thotë se së paku po vërehet një ndryshim në Rumani. «Mendoj se aktivitetet e DNAsë kanë ndryshuar mendësinë e qytetarëve rumunë», thekson ajo. «Ata janë të vetëdijshëm tani se nuk kanë nevojë të japin ryshfet me qëllim që t’i gëzojnë të drejtat e tyre».
"Guardian"