Sindikatat: Të falen kamatëvonesat, të rishikohen faturat abuzive

1-  Mos heqjen e fashës prej 300 kv për mbrojtjen e shtresave në nevojë derisa të arrihet ulja e plotë e humbjeve joteknike si pasojë e marrjes së masave organizative të kompanive të sistemit energjitik si: vendosja e matësve të energjisë dhe më vonë e matësave inteligjentë.

2- Rishikimin e faturave abuzive  dhe atyre afrofe për të gjithë qytetarët.

3- Rishikimin e vlerës së kompensimit të propozuar për shtresat në nevojë deri në vlerën e plotë.

4- Amnisti e plotë për kamat-vonesat e kaluara për të gjitha familjet.

5- BSPSH mbështet propozimin e HEC-eve të vegjël për mos ndryshimin e çmimit aktual të shitjes që ata i bëjnë KESH-it  duke respektuar kontratat e lidhura.

Në të kundërtën do të ketë protestë të dytë e cila sipas z. Kalaja do të jetë më e fuqishme se e para.    

Nga ana e tij, Presidenti i BSPSH, Gëzim Kalaja gjatë fjlaës së tij u ndal në protestën e 22 nëntorit e cila sipas tij për nga pjesëmarrja ka ndodhur vetëm në vitin 1991.

Ai përshëndeti opozitën dhe grupet e interesit që iu bashkëngjitën thirrjes së BSPSH-së për të protestuar dhe të gjithë qytetarët.  

Kalaja falënderoi gjithashtu edhe Sharan Burrou, Sekretaren e Përgjithshme të Konfederatës Botërore të Sindikatave (ITUC) për mbështetjen që i dha BSPSH-së duke iu drejtuar qeverisë shqiptare. 

Tepër kritik ai u shpreh ndërkaq edhe përsa i përket reformës që po ndërmerret në arsim dhe shëndetësi, për pezullimin e lejeve të ndërtimit e cila ka nxjerrë të papunë mijra punëtorë dhe për çmimit e çimentos duke rrezikuar punën në këto fabrika.   

 

SHKARKO APP