Sistem i ri për hyrje-daljet në zonën Schengen hyn në fuqi nga 12 tetori, Balluku: Ja si do të funksionojë …

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar rregullat e reja që do të zbatohet për qytetarët jo të Bashkimit Europian që udhëtojnë drejt ose nga zona Shengen. Sistemi i ri elektronik, i njohur si EES (Entry-Exit System), hyn në fuqi më 12 tetor 2025, ndërsa zbatimi i plotë pritet të përfundojë brenda 10 prillit 2026.

Ky sistem funksionon përmes regjistrimit biometrik në kufi, ku mbledhen të dhëna si foto dhe gjurmë gishti, të cilat do të jenë të vlefshme për 3 vjet. Balluku theksoi se qytetarët duhet të respektojnë rregullin 90/180 ditë, që lejon qëndrimin maksimal 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore në zonën Shengen.

Sistemi EES regjistron automatikisht të dhëna personale si emri, datëlindja, shtetësia, gjinia, dokumenti i udhëtimit, fotografia dhe gjurmët e gishta, si dhe datën dhe vendin e hyrjes ose daljes nga shtetet që përdorin këtë sistem, përfshirë edhe rastet e refuzimit të hyrjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Punonjësit e policisë së kufirit do të mbështesin qytetarët gjatë regjistrimit dhe do të mbikëqyrin procesin për të siguruar funksionimin korrekt të sistemit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky hap synon të përmirësojë sigurinë kufitare dhe menaxhimin e qëndrimeve të qytetarëve jo të BE-së në zonën Shengen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?