Sistemi energjitik, 1 mld euro investime për të dalë nga “kaosi”

 nuk e kalon këtë shifër. – “Kur është bërë privatizimi nga ana e palës çeke, i Operatorit të Shpërndarjes, aseti më i ri i ndërmarrjes ka qenë 36 vjet, kur 40 vjet është totali i amortizimit fizik të aseteve të kompanisë. Sot kanë kaluar më shumë se 40 vjet edhe për asetin më të ri. Në këtë aspekt nevoja është shumë e madhe, mundësitë që kemi janë modeste”, – thotë Ilir Bejtja, zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë. Por do të investohet pjesërisht, sipas nevojave më emergjente dhe falë donacioneve të huaja. Për këtë vit Qeveria planifikon të investojë 150 milionë dollarë ose 122 milionë euro, të siguruara përmes një kredie me terma të butë nga Banka Botërore. – “Komponenti i parë lidhet me mbështetjen e garantimin e furnizimit me energji elektrike të popullatës dhe të konsumatorëve, komponenti i dytë lidhet me përmirësimin e infrastrukturës së shpërndarjes, me dy linja kryesore, rreth 300 mijë matëse dhe pjesa tjetër lidhet me rrjetin e shpërndarjes dhe me nënstacionet, të cilat do të ndërtohen. Komponenti i tretë lidhet mepërmirësimin e matjes në Qendrat e Shpërndarjes", shton Bejtja.  Fatura e investimeve, që tejkalon 10 për qind të Prodhimit Kombëtar, nuk është nevoja e vetme financiare e sistemit. Shumë vite ky sektor është keqmenaxhuar, nuk ka njohur  investime dhe si të mos mjaftonte vjedhje masive, kanë krijuar një deficit të pafinancuar mbi 500 milionë eurosh në sistem, i materializuar në një zinxhir të ngatërruar borxhesh mes tre kompanive publike të tij KESH, OSHEE dhe OST. –“Në total një dëm i shkaktuar midis asaj që i ka mundur vlerat normale prej rreth 150 miliardë lekësh në sistem, nuk mund të rikuperohet me një kredi që është 150 milionë dollarë", tha Bejtja. Qeveria ka nisur një aksion për të ulur humbjet dhe rritur arkëtimet, çka do të lehtësonte krizën financiare të sistemit energjetik, por rikthimi i tij në gjendje normale duket provë e vështirë, në mos e pamundur me kushtet aktuale ku ndodhet ekonomia shqiptare.  

SHKARKO APP