Sistemi i ri inteligjent i sigurisë në vend, Kryeministri: “Sy magjik” që identifikon në kohë reale shkelësit e ligjit
Nis zbatimi i projektit të instalimit të një sistemi sigurie, përmes kamerave inteligjente. 5000 kamera inteligjente do të vendosen në 20 qytete të vendit.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do të jetë thjesht një sistem kamerash, por do t’i jepet mundësia që Policia e Shtetit të ketë “syrin magjik”.
“Para pak kohësh isha për një vizitë në Jordani, një vend me përbërje heterogjene, me një numër të lartë refugjatësh , një vend jo me pasuri të krahasueshme gjëkundi me vende të tjera rreth e rrotull dhe njëri nga tre vendet më të sigurta të botës. Por ky i yni nuk është projekt kamerash apo mbikëqyrje me kamera dhe mbikëqyrje e trupave të policisë, përmes leximit të kamerës kur del nevoja. Ky është projekt që kur vihet në jetë rrit kapacitetin policor në kohë reale. Është projekt që i jep Policisë së Shtetit një sy magjik për herë të parë në kohë reale të gjithë territorin e interesit. Është projekt që ndihmon. Flitet për identifikimin në kohë reale të shkelësit, identifikim në kohë reale nga ky sy magjik që sheh, regjistron e shënon dhe e sjell para syve të punonjësve të policisë. Ndërkohë që punonjësi i policisë mund të jetë duke parë trafikun në rrugën e Kavajës dhe po në atë ekran i shfaqet veprimi i shkelësit. Pra syri i gjithë këtij sistemi shikon gjithandej në të njëjtën kohë. Nuk ka nevojë të presim nga drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor të Shqipërisë, që të mbledhë taksat e papaguara të drejtuesve të automjeteve. Nuk ka nevojë që dikush të filmojë me kamera një punonjës policie që nuk përbush standarde. Një kamera e fikur sinjalizohet menjëherë në qendër, siguria në shkolla ndryshon rrënjësisht, Shembulli i miqve nga Emiratet që na e vunë në dispozicion këtë teknologji është e natyrë strategjike. Është një shembull kuptimplotë”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

