Situata në përkeqësim, Spahiu: Pandemia është larg së qenit e përfunduar, por kryeministri në largim bën sikur s’e sheh
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Përparim Spahiu ka reaguar ashpër lidhur me situatën tejet shqetësuese të përhapjes së pandemisë në vendin tonë.
Përmes rrjeteve sociale, Spahiu shprehet se intensifikimi i ritmit të përhapjes së COVID-19 dhe rritja e numrit të viktimave sidomos tek të rinjtë tregon se pandemia është larg së qenit e përfunduar.
“Intensifikimi i ritmit të përhapjes së COVID-19 dhe rritja e numrit të viktimave sidomos tek të rinjtë tregon se pandemia është larg së qenit e përfunduar.
KM në largim bën sikur s’e sheh situatën në përkeqësim dhe mendon se me propagandën e 900 vaksinave e kaloi lumin.
Vetë komitetasit anti-COVID marrin pjesë në mbledhjet e Rilindjes duke injoruar rregullat që kanë miratuar vetë.
Kurse kryerilindësi bën sikur pandemia u zhduk me urdhrin e peshkut dhe i harxhon orët në mbledhje televizive në kërkim të armiqve të brendshëm e të jashtëm.
Vendit i duhet një qeveri në detyrë, jo një qeveri në Dubai dhe në televizor.
Më 25 prill shtrojmë rrugën për një qeverisje për qytetarin, jo për pushtetarin”, shprehet Spahiu.
KOHA JONË SONDAZH

