S’ka dakordësi për ngritjen e komisionit hetimor për fondet IPARD

Në drejtimin e Kryetarit, Niko Peleshi u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Gjatë diskutimit, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësinë për kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e ligjshmërisë në administrimin e fondeve të programit IPARD II dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se Kuvendi mund të bëjë hetim administrativ dhe se nuk dublon punën e prokurorisë. Bardhi tha se ngritja e komisionit hetimor është një e drejtë kushtetuese, ndërsa akuzoi kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, se nuk ka pranuar asnjë mekanizëm kontrolli të opozitës.

Një tjetër pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për mocion me debat “Për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025”. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve vendosi që të zhvillohet debati për këtë kërkesë në seancën plenare të datës 11 Dhjetor 2025.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?