FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

S’ka konsensus mes PS e PD për rezolutën e përbashkët me PE-në. Opozita e mazhoranca akuzojnë njëra-tjetrën

Në Strasburg, palët PS-PD, nuk kanë gjetur konsesus për rezolutën e përbashkët me Parlamentin Europian. Deklarata e përbashkët e Komitetit (ose Këshillit) të Stabilizim-Asociimit (KSA) është dokumenti zyrtar që miratohet në përfundim të takimeve periodike mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ajo përmban vlerësimet për ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe rekomandimet për reformat, por nuk ka arritur të miratohet.

PD pretendon se PS ka refuzuar të gjitha amendamentet e tyre, por PS thotë se ka miratuar një pjesë të amendamenteve të hartuara prej opozitës.

“Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë një rezolutë të përbashkët për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Arsyeja ishte refuzimi nga përfaqësuesit e mazhorancës i më shumë se 30 amendamenteve të paraqitura nga Partia Demokratike, amendamente që, në thelb, përmbanin kriteret dhe kërkesat jetike për avancimin e procesit të integrimit evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mazhoranca votoi kundër propozimeve që synonin intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, heqjen dorë nga mbrojtja politike që u ofrohet zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, zbatimin e vendimeve të gjykatave, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit, transparencës dhe llogaridhënies. Këto janë standarde themelore që Bashkimi Evropian i konsideron të domosdoshme për ndërtimin e një shteti të së drejtës dhe për avancimin e procesit të integrimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Amendamentet e Partisë Demokratike morën mbështetjen e europarlamentarëve në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian, por u refuzuan në mënyrë të përsëritur nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komitet ritheksuan angazhimin e tyre të palëkundur për të bërë gjithçka në funksion të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Megjithatë, integrimi nuk mund të ndërtohet mbi propagandë apo deklarata politike, por vetëm mbi reforma reale dhe të prekshme për qytetarët shqiptarë. Lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, respektimi i shtetit të së drejtës, zbatimi i vendimeve të gjykatave dhe rritja e standardeve të jetesës janë kushtet themelore për ta çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thotë PD.

Ndërsa PS thotë:

“Sot, në Strasburg, gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, deputetët e Partisë Socialiste dhe të gjithë eurodeputetët votuan pro Rekomandimeve në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike, ashtu siç kishin paralajmëruar, zbatuan urdhrin e Sali Berishës duke votuar kundër Rekomandimeve për Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Partia Socialiste nuk paraqiti asnjë amendament mbi tekstin e propozuar nga Sekretariati i KPSA-së, pikërisht sepse atij teksti iu bashkëngjitën dy dokumente themelore: Rezoluta e Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe Rezoluta e miratuar me konsensus nga Kuvendi i Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në këto kushte, përsëritja e përmbajtjes së këtyre dy rezolutave, duke hequr njëkohësisht pjesët që evidentojnë qartë ecurinë pozitive të Shqipërisë në këtë proces, nuk kishte as kuptim politik, as logjikë institucionale dhe as ndonjë vlerë të shtuar për tekstin e përbashkët.

Është po ashtu e rëndësishme të theksohet se një numër amendamentesh të propozuara nga Partia Demokratike u mbështetën dhe u votuan edhe nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, në frymën e konsensusit që duhet të karakterizojë një proces kaq të rëndësishëm sa anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër, deputetët e Partisë Socialiste votuan në favor të një pjese të amendamenteve të Partisë Demokratike, me përjashtim të atyre formulimeve që nuk pasqyronin frymën e një dokumenti të përbashkët parlamentar. Nuk mund të pranohej tentativa për të deformuar balancën e dokumentit përmes përjashtimit të plotë të çdo reference që pasqyron progresin e njohur dhe të certifikuar në raportet e Komisionit Evropian për Shqipërinë, si edhe avancimin e procesit të negociatave për anëtarësim.

Procesit të anëtarësimit nuk i shërbehet duke mohuar arritjet e vendit, por duke ndërtuar mbi to, me seriozitet, përgjegjësi dhe vullnet bashkëpunimi.

Partia Socialiste mbetet e angazhuar për të mbështetur çdo tekst, çdo qëndrim dhe çdo mekanizëm bashkëpunimi që i shërben realisht avancimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, mbi bazën e fakteve, standardeve dhe rezultateve konkrete të këtij procesi”, shprehet PS.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?