Skandali/ Futbollisti ndërpret lidhjen 12-vjeçare për t’u lidhur me mbesën e të dashurës (FOTO)
Futbollisti brazilian, Hulk ka bërë një gjest që ka shkaktuar polemika të shumta dhe që është cilësuar si skandal në Brazil. Pas 12 vitesh martesë me Iran Angelo de Souza, Hulk ka vendosur të ndahet dhe të lidhet me mbesën e të dashurës së tij.
Nga martesa Hulk dhe Iran kanë edhe 3 fëmijë dhe kohët e fundit po planifikonin të bënin edhe një dasmë. Por planet janë prishur kur në mes është futur mbesa e Iran, Camila.
Duket se gjërat janë serioze duke qenë se kjo lidhje e re e çoi sulmuesin brazilian deri në prishjen e lidhjes 12-vjeçare. Hulk ka telefonuar edhe prindërti e Camilas për t’u dhënë lajmin se ata të dy janë në një lidhje dashurie.