Skandali seksual i Haxhi Lleshit, që tronditi Enver Hoxhën!
Sipas një raporti, edhe gjatë regjimit diktatorial kishte skandale seksuale me udhëheqësit, ndonëse Enver Hoxha ishte i rreptë.
Gruaja D.S me biografi të mirë, nëpunëse në Presidiumin e Kuvendit Popullor, na është bërë sekretare e Haxhiut, por ky e ka tepruar me të, siç flitet midis nëpunësve të Presidiumit të Kuvendit, të cilët po i shkruajnë Komitetit Qendror të Partisë, që “të pengohet ky skandal”.
Por e keqja mbi të këqijat është se kësaj i është rritur aq shumë mëndja, sa po ngatërron gjithë aparatin, duke bërë atje “ligjin” në emër të Presidentit. Por çfarë ligji? Ajo është kthyer në një provokatore pa kufi, flet keq për udhëheqjen kryesore të Partisë dhe arrin deri atje sa t’i thotë një shoku komunist që punon në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, dhe është ky që i shkruan këtë Komitetit Qendror të Partisë se “Kur të vdesë Enver Hoxha, fuqinë do ta marrë Haxhi Lleshi”. Është e qartë se këto veprime të rrezikshme janë muhabetet që ia bën asaj Haxhi Lleshi, të cilit e pakta që mund t’i themi është se Haxhi plakut i ka hipur në kokë marrëzia dhe “ç’i ka barku, ia nxjerr bardhaku”.