Skema e pensioneve, ISSH: Më shumë përfitime për qytetarët
Në një takim në ambientet e Kryeministrisë, drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka vlerësuar skemën e re të pensioneve, një reformë që sipas saj duhet të ishte bërë një dekadë më parë.
Zonja Braho tha se për ISSH0-në me rëndësi është zbatimi i kësaj reforme që do të sillte përfitime më të drejta dhe shërbime më të mira për të gjithë qytetarët.
“Ministri Veliaj ka bërë punë të madhe në këtë drejtim, na ka mbështetur, na ka inkurajuar dhe besuar për këtë reformë thelbësore.
Për Institutin e Sigurimeve Shoqërore është me rëndësi zbatimi i kësaj reforme, nga e cila do të kenë përfitime më të drejta dhe shërbime më të mira qytetarët.
Kemi filluar punën për zbatimin e kësaj reforme”, tha ajo.
Më tej, drejtoresha Braho nënvizoi se në 2014 ISSH ka tejkaluar të ardhurat e saj, të cilat, siç tha ajo, janë më të lartat të mbledhura në 10 vitet e fundit.
“Kemi tejkaluar të ardhurat me 58 milionë dollarë këtë vit”.
Një risi e prezantuar prej saj, ishte edhe një llogari personale për çdo person që derdh kontribute shoqërore.
“Të gjithë mund ta kontrollojnë llogarinë e vetë, mund tëmenaxhojnë sistemin”, sqaroi drejtoresha e ISSH-së.