Skenarët e protestës, Korreshi: Pas fjalimeve, drejtimin e marrin qytetarët
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka komentuar protestën që do të mbahet këtë të premte nga opozita. Ai tha se PD-ja e ka të pamundur financiarisht që të mundësojë udhëtimet e demokratëve për në Tiranë, ndaj ata do të duhet të nxjerrin nga xhepi shpenzimet e tyre. Demokrati theksoi se kriza ndihet shumë në Lushnjë, ndërsa pohoi se në atë qytet nuk ka spital dhe nuk ofrohen shërbime. ”Zëri qytetar do të zërë vendin e vetë, Atyre do t’u lihen dhe skenarë të vetë, por pa përplasje. Do jenë të mbikëqyrur. Pasi të mbarojnë fjalimet, situata do të jetë në dorë të qytetarëve”, tha ai.

