Skënder Hita mbledh drejtuesit e policisë së Korçës: Porosi për goditjen e kultivimit e shpërndarjes së lëndëve narkotike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka zhvilluar një takim në Korçë, në Drejtorinë Vendore të Policisë, ku mblodhi drejtuesit, shefat e komisariateve, shefat e sektorëve.

Takimi zgjati rreth 1 orë ku u diskutuan një sërë problematikash dhe u dhanë direktivat nga Hitaj.

Burime brenda mbledhjes, bënë të ditur se porositë e kryepolicit lidhen me goditjen e rasteve të kultivimit e shpërndarjes të lëndëve narkotike, po ashtu edhe me evidentimin e personave që janë të përfshirë në grupe kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër porosi lidhet edhe me armëmbajtjen pa leje si edhe me kontrollet që duhet të jenë të shtuara sidomos në institucionet arsimore dhe më gjerë, për të ruajtur rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?