“Skënderbeu i Spiropalit duhet ndihmuar e shpëtuar nga marrëzia”

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho, ka komentuar situatën e tensionuar politike, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama. Xhixho shkruan në “Facebook” se Shqipëria sot është turpi në sytë e botës, ndërsa kryeministri shfaqet i papërgjegjshëm në krizë e dëshpërim.

“Dekreti i Presidentit të Republikës, eshte nje mundesi per t’u terhequr nga çmenduaria e 30 qershorit dhe per t’ju dhene shqiptareve te drejten te zgjedhin me 13 tetor në kushte normaliteti, me standarde demokratike për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme”, shkruan Xhixho.

Postimi i plotë:

Dihet e pritet. Dhe askush nuk habitet! Është ritual i përditshëm. Ajo është gjithnjë e para, habitshëm në ekstazë e gjendje aluçinante. Për të ardhur keq. Mjerisht për të ardhur keq! Për të dëshmuar se pas atij që i referohet si Skënderbeut të saj, nuk ka rëndësi se për ku, gjithmonë jo rastësisht ajo, është e gatshme të jepet marrëzisht në marrëzinë e të marrëve! Dhe marrëzia, ngado që ta shohësh ka vetëm një emër: Edi Ramën. Nuk di të dëgjojë, nuk di të reflektojë, nuk di të kuptojë!

Shqipëria sot është turpi në sytë e botës e kur duhet që të gjithë të reflektojmë me përgjegjshmëri përballë interesave të vendit dhe të ardhmes së saj europiane, Kryeministri shfaqet i papërgjegjshëm, në krizë e dëshpërim. Dekreti ka fuqinë e ligjit e eshte detyrim i cilitdo të zbatojë ligjin, të respektojë dekretin e Kryetarit të Shtetit.

Dekreti i Presidentit të Republikës, eshte nje mundesi per t’u terhequr nga çmenduaria e 30 qershorit dhe per t’ju dhene shqiptareve te drejten te zgjedhin me 13 tetor në kushte normaliteti, me standarde demokratike për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Papërgjegjshmëria e Kryeministrit Rama po provokon perçarje, po provokon konflikt dhe po i bën një dem të madh demokracise dhe pluralizmit politik në Shqipëri, po ringjall fantazmat e kohes se Shqiperise pa zgjedhje, pa demokraci, pa pluralizem.

Natyrisht, ai është në hall të madh, është peng i krimit te organizuar e bandave dhe vepron nën diktatin e tyre. Prandaj zoti Kryeminister duhet ndihmuar, duhet shpetuar, duhet kuruar! Dhe duhet larguar qe te shpetoje Shqiperia!

SHKARKO APP