Sokol Sadushi i dorëzon detyrën kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda

Në një ceremoni të zhvilluar sot në Sallën e Kolegjeve të Bashkuara, Sokol Sadushi i dorëzoi zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë,Ilir Panda. Në këtë moment të rëndësishëm institucional morën pjesë gjyqtarët e trupës, këshilltarët ligjorë si dhe punonjësit e administratës.

Ceremonia shënoi përmbylljen e një periudhe gjashtëvjeçare të drejtimit nga Sadushi, gjatë së cilës institucioni u përball me sfida të mëdha, si uljen e stokut të dosjeve, rritjen e cilësisë së vendimeve dhe forcimin e transparencës me publikun.

Në fjalën e tij, Sadushi falënderoi ekipin për përkushtimin dhe bashkëpunimin gjatë këtyre viteve, duke kujtuar fillimet me vetëm një gjyqtar e mijëra dosje në pritje. Duke konfirmuar se do të vijojë kontributin e tij pranë këtij institucioni si gjyqtar, ai u shpreh: ”Për mua përfundon sot detyra e kryetarit, ndërsa vijon përgjegjësia si gjyqtar i kësaj gjykate. Do të vazhdoj të punoj përkrah jush, me të njëjtin përkushtim ndaj institucionit dhe ndaj qytetarëve që presin drejtësi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e tij, Kryetari i ri, Ilir Panda, e cilësoi marrjen e detyrës si një angazhim të lartë ndaj Kushtetutës dhe qytetarëve, duke vlerësuar punën e bërë për ringritjen e Gjykatës së Lartë. Ai nënvizoi se besimi i publikut ndërtohet përmes standardeve të larta dhe punës së përditshme, duke theksuar: ”Besimi i publikut ndërtohet përmes cilësisë së vendimmarrjes, arsyetimit të qartë e të qëndrueshëm gjyqësor, administrimit efikas të proceseve dhe përgjegjësisë institucionale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kalimi i detyrës shënon vazhdimësinë e punës institucionale për garantimin e një drejtësie cilësore, të paanshme dhe të besueshme për të gjithë qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?