Sot 81-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit mbajnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Shqipëria përkujtoi sot 81-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë. Në “Varrezat e Dëshmorëve të Kombit” po zhvillohen homazhe në nder të kësaj dite.

Të pranishëm në ceremoni janë Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Niko Peleshi dhe anëtarë të kabinetit qeverisës.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim përmes postimit të përditshëm të mëngjesit në rrjete sociale, i cili teksa ka ndarë një foto nga Memoriali “Nëna Shqipëri”, ka shkruar:“Me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

29 Nëntori është dita e të rënëve për lirinë e vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ushtria nacionalçlirimtare e Shqipërisë zhvilloi luftë të armatosur, të organizuar kundër okupimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria u pushtua nga forcat gjermane.

Pas Çlirimit të Tiranës më 17 Nëntor 1944, komanda e përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Tiranë, do të njoftonte zyrtarisht dhe çlirimin e Shkodrës më 29 nëntor 1944. Kjo datë, u sanksionua e u skalit edhe si data e Çlirimit të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?