Sot afati i fundit. Ç’ndodh nëse Greqia s’paguan?
Në rast se Greqia nuk paguan sot këstin prej 1.6 miliardë euro ndaj FMN-së, do të ishte vendi i parë i përparuar në historinë 71 vjeçare të fondit. Kjo do të shënojë gjithashtu një hapë më pranë daljes së vendit nga eurozona dhe një tjetër raund trazirash në Europë.
FT ka botuar 10 gjëra që duhen mbajtur parasysh, teksa tik-taku po troket:
1. Anëtari i fundit që nuk ka kryer një pagesë ndaj FMN-së, për shkaqe teknike ishte Zimbabve në 2001.
2.Mospagimi i këstit ndaj FMN-së mund të ketë pasoja serioze. Greqia do të humbiste menjëherë aksesin ndaj fondeve të FMN-së dhe madje mun dtë përjashtohet nga fondi.
3. Afati i pagesës është afër mbylljes së orarit zyrtar të zyrave në Ëashington të martën, ora 6 në SHBA, 12 në Bruksel dhe e mërkurë në Greqi.
4.Nuk ka periudhë faljeje. Disa analistët kanë keqinterpretuar udhëzimin e FMN-së për pagesat e pakryera, duke i dhënë Athinës deri në një muaj përpara se bordi të njoftohet. Në fakt, Christine Lagarde, drejtoresha menaxhuese e fondit do të njoftojë menjëherë bordin.
5. Një mospagesë do të jetë një paaftësi paguese, zyrtarët e FMN-së e kanë të qartë këtë.
6.Në rast se Greqia nuk paguan të martën, kjo do të jetë shuma më e madhe që nuk i është paguar ndonjëherë FMN-së. Greqia është gjithashtu debitori më i madh i FMN-së. Ajo o detyrohet fondit 35 miliardë euro vetëm principal, si rrjedhojë e dy paketave shpëtuese që nga 2010. Gjatë pjesës së mbetur të vitit, Greqia duhet t’i paguajë FMN-së 5.5 miliard euro.
7. FMN nuk negocion skedulime të ripagesës me anëtarët e saj. Lagarde ka pohuar se FMN prej 30 vitesh nuk ka miratuar shtyrje të pagesave.
8. Megjithatë, në legjislacionin e FMN-së klauzola (me dy kushte) që i mundësojnë anëtarëve të shtyjnë pagesat. Një prej tyre, që jep pesë vjet shtyrje nuk është përdorur që nga 1982 kur Guanës dhe Nikaraguas iu dha kohë shtesë për të paguar detyrimin. Kushti i tyre, sipas të cilit 70% e anëtarëve duhet të votojnë për të miratuar një kërkesë greke, nuk është përdorur asnjëherë.
9. Megjithatë, edhe më parë, FMN ka përdorur rregulla të arrëta dhe precedent për Greqinë. Pagesa prej 1.6 miliardë eurosh ishte një manovër për të bërë të gjitha këstet bashkë. Ajo ishte përdorur për herë të fundit për Zimbabven në 1980.
10. Por, gjëra të tilla kanë ngjallur zemërimin e vendeve në zhvillim ndaj FMN-së, disa prej të cilëve thonë se Fondi ka pasur një trajtim preferencial ndaj Greqisë, duke i lejuar të marrë më shumë borxh, sesa do të lejohej për shtetet jo europiane. Kjo ka rëndësi këto ditë. Fondi po punon fort që të mbajë të kënaqur anëtarë të tillë si Kina apo Brazili për shkak të dështimit të reformave të votimit në 2010, që u jepte atyre një peshë më domethënëse në të drejtat e votimit të fondit.