Sot Dita e Punëtorëve! Sindikatat protestë para ministrisë së Ekonomisë dhe kryeministrisë: 1 Maji nuk është festë

Sot është dita ndërkombëtare e 1 Majit, Dita e Punëtorëve, dhe me këtë rast Unioni i Sindikatave të Punëtorëve ka organizuar një protestë përpara Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa para kryeministrisë është duke u organizuar një tjetër protestë nga Konfederata e Sindikatave, ku janë duke kërkuar të drejta të garantuara.

Në disa prej pankaratave, shkruhet “Jeta e punëtorit nuk është kosto biznesi” apo “Pagë për të jetuar, jo për të mbijetuar”. Por ajo që është vënë re nga kjo protestë, përpos numrit të pakët të pjesëmarrësve, janë edhe të rinjutë.

Qyetarët pjesëmarrës, kanë kërkuar ngritjen e një ministrie të posaçme pune si edhe miratimin e një minimumi jetik dinjitoz.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot nuk do të themi fjalë të bukura, por do të kërkojmë të drejtat tona, të drejtat e punëtorëve. Mblidhemi jo vetëm për të kujtuar historinë e 1 majit, por për të kërkuar të ardhmen që meritojmë. Është thirrje për drejtësi, barazi, për të drejta në punë. Sot është rritur numri i vdekjeve në vendin e punës me 45% krahasuar me një vit më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është dyfishuar numri i aksidenteve në punë. Institucionet përgjegjësve nuk bëjnë kontrolle reale. Duhet të ketë një ministri Pune, veçanërisht për punëtorët. 1 maji është protestë, jo festë. Jo vdekje në punë. Duam siguri. Duhet të miratohet në parlament minimumi jetik.”, tha ndër të tjera Kondi Lija, drejtor i Unionit të Sindikatave të Shqipërisë.

Ndërkohë raportohet se Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i ka dërguar një letër kryeministrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?