FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot Konferenca e 9-të Ndërqeveritare me BE-në, pritet mbyllja e tre kapitujve për anëtarësimin

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që do të zhvillohet në Bruksel.

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, do të formalizojë mbylljen e kapitullit 25 (Shkenca dhe Kërkimi), kapitullit 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe kapitullit 30 (Marrëdhëniet me Jashtë), fusha ku Shqipëria konsiderohet e harmonizuar me standardet e BE-së.

Konferenca do të nisë në orën 19:00, ndërsa një orë më vonë do të mbahet një konferencë për shtyp mbi ecurinë e procesit të integrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbyllja e këtyre kapitujve vjen pas përmbushjes së piketave të ndërmjetme (IBAR), një etapë kyçe në negociatat me Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas këtij hapi, Shqipëria duhet të plotësojë kushtet për mbylljen e 30 kapitujve të tjerë, me synimin që procesi teknik i negociatave të përfundojë brenda vitit 2027. Vendimi për anëtarësimin e plotë do të mbetet politik dhe do të kërkojë miratimin e të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?