Sot nata mposht ditën. Magjia e Mollës dhe misteret që nuk i dini për Ekuinoksin e Vjeshtës

Ditën e djeshme më 22 shtator në orën 20:02 minuta, dita u barazua me natën duke shënuar edhe  lamtumirë e  verës për vitin 2017. Duke filluar që sot 23 Shtator nata nis dhe mposht ditën, errësira në emisferën ku gjendet edhe Shqipëria, ha dritën deri më 21 Dhjetor për të mbërritur në  20 Mars të vitit tjetër, kur ndodh Ekuinoksi pranveror dhe drita me errësirën barazohen.

Ekuinoksi ndodh kur dielli kalon në ekuatorin qiellor nga Veriu në Jug dhe kjo është një ngjarje e cilësuar dikur misterioze dhe që është festuar dhe përkujtuar me shekuj nga kulturat dhe fetë në mbarë botën.

Por ka edhe disa fakte ngjethëse rreth ekuinoksit të vjeshtës, që shumë njerëz nuk i dinë.

Kjo periudhë është një kohë tranzicioni, pas së cilës, në hemisferën veriore ditët do të bëhen më të shkurtra dhe netët do të zgjaten, deri në solstikun e dimrit më 21 dhjetor, kur modeli do të ndryshojë. Kjo kohë ndryshimi  gjithmonë shkakton ankthi te njerëzit, çorienton kafshët dhe bën që të ndodhin ngjarje të çuditshme dhe të pazakonta.

Kjo periudhë është vërtetuat si koha ideale për të gjetur një partner dhe për riprodhim. Besohet gjithashtu se nivelet e testosteronit tek meshkujt dhe estrogjenit tek gratë janë më të lartat në vjeshtë. Janë të shumta dëshmitë që tregojnë për një gjarpër drite dielli që shfaqet në Meksikë pikërisht në 22 Shtator.

Gjithashtu ekuinokset në vjeshtë kanë rrënjë të forta edhe në traditën e Majave dhe dy herë në vit në momentin e saktë që vjen Ekuinoksi i vjeshtës dhe dielli ndriçon drejtpërsëdrejti në ekuator, “Gjarpëri i madh i diellit” thuhet se “derdhet” poshtë shkallëve të piramidës së Majave në Chichen Itza në Meksikë.

Për këtë popullsi ka kjo ka qenë koha ideale, për pastrimin e varreve dhe kujtimin e të vdekurve

Po gjatë ekuinokseve të Shtatorit dhe Marsit në Japoni, ekuinokset kanë qenë festa kombëtare që datojnë nga viti 1868 deri më 1912. Higan, që do të thotë “bregu tjetër” dhe i referohet shpirtrave të të vdekurve që kanë arritur Nirvanan, ishte një kohë për të kujtuar të vdekurit duke vizituar, pastruar dhe dekoruar varrezat e tyre.

Paganët kanë qenë praktikues të hershëm të Ekuinoksit të Vjeshtës dhe e festonin këtë me një festival të korrjeve, i njohur si Mabon. Ndërsa ka një numër mënyrash për të festuar Mabonin, një nga më interesantet është praktikimi i magjisë së mollës. Sipas paganëve, molla është e lidhur me pavdekësinë dhe gjithashtu konsiderohet një ushqim për të vdekurit, prandaj shfaqet gjatë Mabonit. Nëse doni të praktikoni magjinë e mollës për veten tuaj nesër, ja një nga gjërat që mund të bëni: Qëroni një mollë, duke e mbajtur lëkurën në një copë të gjatë. Kur e hiqni lëkurën, hidheni përtokë. Gërma që ajo formon është iniciali i emrit të personit që dashuroni vërtetë.

Sipas astrologjisë, ekuinoksi i vjeshtës shënon kohën kur dielli hyn në shenjën e Peshores. Peshorja, sigurisht, është shenja e ekuilibrimit kështu që, me të drejtë, ekuinoksi i vjeshtës qëndron si një simbol për jetën e varur në ekuilibër

Ekuinoksi në astronomi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qendra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejt sipër ekuatorit tokësor. Thuhet edhe kur dielli bie në pus, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor. Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë. Gjatë baraznetëve, dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim. Ekuinokset ose baraznetët mund të mendohen edhe si pika në qiell. Edhe pse drita e ditës bën që yjet të mos shihen, duke e bërë të vështirë vendndodhjen e Diellit në lidhje me trupat e tjerë qiellorë, Dielli ka një vendosje të përcaktuar lidhur me yjet e tjerë. Ndërsa Toka rrotullohet rreth Diellit, vendndodhja e dukshme e diellit zhvendoset në një rreth të brendshëm gjatë një viti. Ky rreth quhet ekliptikë, dhe është edhe rrafshi i orbitës tokësore drejtuar mbi sferën qiellore.

SHKARKO APP