Sot protestë dhe seancë në Kuvend. PD vendos nëse do të rikthehen në Parlament ose jo
Ditën e sotme do të mbahet seancë plenarë, e parafundit, përpara mbylljes së këtij sesioni.
Seanca është parashikuar të nisë në orën 12:00. Ndërkohë protestuesit, një ditë më parë, paralajmëruan se do të mblidhen sot para Kuvendit.
Po ashtu, Partia Demokratike, e cila ka bojkotuar dy seancat e fundit plenare, do të mbledhë sot Grupin Parlamentar.
Gazmend Bardhi porositi me mesazh deputetët që të përgatiten për skenarin e pjesëmarrjes në seancë plenare, ndonëse vendimi final do merret në seli vetëm 1 orë para mbledhjes së Parlamentit ku kryefjalën do e kenë rezolutat e institucioneve te drejtësisë.
“Të hënën, datë 20 Korrik, ora 11:00 do te zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD, në seli. Është caktuar seancë plenare të hënën, ora 12:00. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë”, njofton kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.
Demokratët nisën bojkotin e seancave më 2 korrik, ditë kur qytetarët rrethuan Parlamentin.
KOHA JONË SONDAZH

