Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, kryebashkiaku refuzon qëndrimin në kafazin prej xhami
Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) pritet të zhvillohet sot në orën 10:00 seanca e parë e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj e të tjerë të pandehur në dosje që kanë kërkuar gjykimin me proces normal.
Seanca e fundit e mbajtur më 10 qershor, u shty për shkak të mungesës së disa prej avokatëve mbrojtës të të pandehurve. Veliaj gjithashtu mungoi dhe shkak është mbyllja të kafazin e xhamit. Kryebashkiaku e cilëson mbajtjen në kafaz si të paligjshme, antikushtetuese dhe diskriminuese.
Në seancën e fundit, treshja gjykuese i tha prokurorit të çështjes Ols Dado t’i çojë në qelinë e paraburgimit e mijëra faqe të tjera dokumente Veliajt, i cili gjatë gjithë kësaj kohe ka pretenduar se nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet hetimore.
Një tjetër kërkesë e Erion Veliajt që vijon të refuzohet nga gjykata është transmetimi live i seancës.
KOHA JONË SONDAZH

