Sot seanca paraprake në GJKKO për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
Ashtu siç ishte parashikuar, mbahet sot seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti, si edhe ish-gruan e tij, Monika Kryemadhin.
Në nisje të seancës, Monika Kryemadhi u pa teksa hynte në ambientet e GJKKO-së, duke buzëqeshur drejt mediave, por pa dhënë asnjë deklaratë.
Ndërkohë, avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani, iu drejtua shkurt gazetarëve duke thënë: “Shihemi pas seancës”.
KOHA JONË SONDAZH

