Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, GJKKO pritet të shpallë vendimin nëse…
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për kryebashkiakun Veliaj dhe të pandehurit e tjerë, ku pritet të merret vendimi për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.
Seanca e kaluar paraprake u zhvillua mes debateve, pasi kryebashkiaku Veliaj dhe avokatja e tij kryesisht, Valentina Teodoresku kërkuan shtyrje pasi argumentojnë se ende nuk janë njohur me të gjithë dosjen hetimore. Megjithatë, gjyqtarja Deda e rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut, ndërsa ky i fundit kërkoi përjashtimin e saj me argumentin se po i mohon të drejtën për mbrojtje efektive dhe më pas u largua nga seanca.
KOHA JONË SONDAZH

