Sot seancë dhe protestë, Kuvendi rrethohet me gardhe metalike

Mblidhet sot Kuvendi në seancë plenare. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca urgjente, shqyrtimi i projektligjit për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura shqiptare në operacionin ndërkombëtar të stabilitetit në Gaza, si dhe ndryshime në ligjin për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike.

Ndërkohë qytetarët kanë paralajmëruar protestë në zonën afër Kuvendit.

Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie pranë godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të protestës së paralajmëruar më herët nga grupimi “Flamingot”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rrugët që të çojnë drejt Kuvendit janë vendosur gardhe metalike, ndërsa prania e forcave të policisë është shtuar në zonën përreth institucionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Masat e sigurisë janë marrë për mbarëvajtjen e situatës gjatë protestës, e cila pritet të zhvillohet në një kohë kur në Kuvend po mbahet seanca plenare.

 

Forcat e rendit kanë bllokuar disa prej akseve që të çojnë drejt godinës, duke kufizuar lëvizjen në zonën përreth Kuvendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?