FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot tubimi i 19-të në Tiranë, protestuesit kërkojnë ndryshim politik

Qytetarë të shumtë pritet të mblidhen edhe këtë mbrëmje përpara Kryeministrisë, në protestën e 19-të radhazi kundër qeverisë. Pjesëmarrësit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në tubime janë dëgjuar vazhdimisht edhe kritika ndaj opozitës. Slogani “Opozita jemi ne” vijon të jetë një nga mesazhet më të spikatura të protestuesve, të cilët shprehen kundër partive tradicionale dhe kërkojnë një alternativë të re përfaqësimi qytetar.

Protesta do të nisë në orën 19:00, një orar i zgjedhur për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vend gjatë ditëve të fundit. Protestuesit theksojnë se përgjegjësia për situatën aktuale politike dhe sociale nuk bie vetëm mbi mazhorancën, por edhe mbi opozitën, duke adresuar kritika ndaj të gjithë aktorëve kryesorë të skenës politike shqiptare.

Edhe protesta e zhvilluar një ditë më parë shënoi pjesëmarrje të konsiderueshme, me qytetarë që marshuan në qendër të kryeqytetit, duke vijuar serinë e tubimeve të përditshme që synojnë të shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisjes dhe establishmentit politik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?