Spahiu: Pse protestuesit harruan Zvërnecin te 5 kërkesat që lexoi Dritan Goxhaj?
Juristi Kreshnik Spahiu e quan të paarsyeshme leximin e kërkesave të protestuesve nga Dritan Goxhaj (i cili pretendon se ka qenë luftëtar i UÇK-së), për të cilin qeveria ”Rama 4” pretendon se është i lidhur me interesa iranane në Shqipëri. Spahiu tha se mes 5 kërkesave që u publikuan nga Dritan Goxhaj në protestë, mungonte ajo për Zvërnecin.
”Ka disa çështje themelore për të diskutuar. E para, Zvërnecin e harruan? Domethënë nuk e kanë kërkesë këtë? E dyta, ky revolucioni i Gjeneratës Z, ka vendosur të zgjedhë liderë të nivelit Zh? Unë i kam dëgjuar akuzat e të dy palëve. Edhe akuzat e qeverisë, që orientohen që Dritan Goxhaj mund të ketë prirje ose bashkëpunim me Iranin. Por edhe mbrojtjen që thotë se mund të jetë luftëtar i UÇK-së”, tha Spahiu.
Për të një protestë që organizohej kryesisht nga studentë dhe të rinj, nuk mund të vendosë në krye një person, i cili sipas tij, flet nga mëngjesi në darkë kundër SHBA-së. Kjo sipas Spahiut, bën që protesta të lëvizë nga qëllimi për të cilin ka filluar dhe të cilësohet si një protestë kundër Presidentit amerikan Donald Trump.
KOHA JONË SONDAZH


