Spaho sfidon Salianjin: Lëri p*rdhët! Ta mban t’i dalësh para Berishës?

Ish-deputeti Edmond Spaho ka sulmuar Ervin Salianjin, pasi ky i fundit nuk e ka fshehur ambicien për të garuar për drejtimin e Partisë Demokratike. Spaho shkruan se nëse Salianji është trim do duhet t’i dalë përballë Sali Berishën në garën për kreun e PD.

Më tej me ironi komenton edhe deklaratën e Salianjit se duhet të nisin protesta duke e pyetur “po ato protestat kur do i fillosh apo në gusht kur të piqen rrushtë e rrushit?

“Uaaaa… por kur do konkurrosh? Apo kur të piqen rrushtë? Ta mban? Dili Berishës përballë. Po me Mulin ke folur që do konkurrosh për kryetar partie? Lëri p*rdhët! Lëre pastaj me ato protestat që na shkrive. Kur do i fillosh apo në Gusht kur të piqen rrushtë e rrushit? Rregullo dhëmbët njëherë siç rregullove bukuranet e tjera pastaj llomotisim për protesta masive”, shkruan Spaho për Salianjin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?