SPAK i mbylli derën komisionit ”Xhafaj 2”, PD: Intimidimet ndaj prokurorisë nuk e shpëtojnë dot qeverinë
SPAK i mbylli derën komisionit ”Xhafaj 2”, dhe Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi thotë se përpjekja e qeverisë për të intimiduar Prokurorinë ka marrë përgjigje të prerë. SPAK e cilësoi takimin monitorues në kapërcim të ligjit dhe pavarësisë së Prokurorisë së Posaçme.
“Pasi kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke e shndërruar qeverinë në zyrë avokatie të të pandehurës Balluku, si dhe pasi prej 6 javësh zvarrit kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e të njëjtës së pandehur, ky është sulmi i radhës i Edi Ramës në luftën që tashmë i ka hapur publikisht sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.
Përpjekja e Edi Ramës për të intimiduar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet “inspektimeve të deputetëve”, ka marrë refuzimin e prerë nga SPAK, e cila të ashtuquajturat “vizita monitoruese” i konsideron në kundërshtim me ligjin dhe në cënim të pavarësisë kushtetuese të institucionit.
E ka të kotë! Asnjë intimidim ndaj SPAK nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësia përpara ligjit Edi Ramën, Belindën dhe Linda-t e tij të
korruptuara”,-thuhet në reagimin e Bardhit.
KOHA JONË SONDAZH

