SPAK i mbylli derën, Xhafaj-Brahos: Kemi të drejtë kontrolli

Ish-ministri dhe deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj priti disa ditë përpara sesa ti kthente përgjigjen publike SPAK-ut që e refuzoi ta priste në takim. Ndonëse nuk ia përmendi emrin, fjalët e thëna në mbledhjen e radhës të komisionit parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, duket se ishin një mesazh për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme i cili refuzoi t’ia hapte derën.

Normat dhe praktikat parlamentare nuk e shohin kurrsesi funksionin kushtetues të mbikëqyrjes parlamentare si monitorim të institucioneve të pavarura dhe sidomos ndaj veprimtarisë së tyre, dhe ndaj nuk kanë aspak karakter ndërhyrës të çdo natyre qofshin ato. Vizitat monitoruese janë një praktikë e konsoliduar parlamentare edhe në legjislaturën e kaluar”, u shpreh Xhafaj.

Për të Komisioni që ai drejton e ka të normuar në ligj kontrollin parlamentar, dhe ky kontroll sipas tij, shërben për të rritur bashkëpunimin dhe jo presionin ndaj tyre. Fatmir Xhafaj kishte kërkuar që në datën 6 shkurt të zhvillonte një takim pune me SPAK në kuadër të masave të marra për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, por që për Prokurorinë e Posaçme, këto vizita janë cenim i pavarësisë së Prokurorisë së Posaçme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?