SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, deputeti Haxhinasto: Zhvillim pozitiv

Deputeti i PL-së, Edmond Haxhinasto ka komnetuar kërkesën e SPAK-ut që ka kërkuar autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut. Haxhinasto e cilësoi këtë veprim si zhvillim pozitiv që çon drejt ligjshmërisë dhe ndëshkimit të akteve korruptive.

”Janë zhvillime pozitive që çojnë drejt ligjshmërisë dhe ndëshkimit të akteve korruptive.

Besoj se është diçka që duhet përgëzuar por sigurisht duhet të presim rezultatin e këtyre veprimeve sepse ka ndodhur shpesh që fillimi i aksioneve të tilla ka përfunduar në hapësirën publike dhe nuk ka shkuar në gjithë procesin e duhur ligjor për të ndëshkuar fenomenin e pandëshkueshmërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një hap që duhet përgëzuar dhe tani nuk besoj se do ketë qeveria argumente apo artifica që vonojnë një aksion të tillë dhe uroj që të ketë një proces penal sa më të bazuar në ligj dhe sa më të drejtë që secili të marrë atë që meriton”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?