SPAK sekuestron mbi 128 mln euro në llogarinë e noteres për shitblerje tokash në Zvërnec
Vendimi gjyqësor për caktimin e 20 masave të sigurisë që po ekzekutohen nga SPAK dhe Policia e Shtetit është firmosur më 10 qershor.
Mes biznesmenëve për të cilët është caktuar masë është edhe Artur Shehu, rezident në SHBA, zotërues i qindra hektarëve truall në Zvërnec.
Në zbatim të vendimit gjyqësor është ekzekutuar sekuestrimi i mbi 128 mln eurove gjithsej në llogarinë e një notereje, që janë përdorur në 3 shitblerje tokash në Zvërnec.
Gjykata ka urdhëruar vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shumat monetare në valutën euro të ndodhura në llogarinë bankare të noteres publike A. Mukaj, përkatësisht: 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe “Albanian Land Development” sh.p.k., shuma 10.044.684 euro, sipas kontratës me datë 24.04.2026 me palë F. S. dhe B. S. dhe “Albanian Land Development” dhe shuma e parave 8.062.619 euro, sipas një kontrate më datë 24.04.2026 me palë F. S. dhe B. S. dhe “Albanian Land Development”.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?
Results
Vota totale: 18191

