SPAK urdhëron kontroll në Bradashesh, zbulohen alkool dhe pajisje për internet

Një kontroll i urdhëruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar në burgun e Bradasheshit.

Gjatë kontrolleve në ambientet e qelive është sekuestruar alkool, ndërsa në ambientet e kuzhinës është konstatuar edhe pajisje për shpërndarjen e internetit. Kuzhina është një hapësirë që frekuentohet nga të paraburgosurit dhe të dënuarit.

Aksioni është zhvilluar ditën e shtunë, ndërsa detajet e kontrollit janë bërë publike vetëm sot. Operacioni është kryer në kuadër të një procedure të nisur me urdhër të SPAK.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?