Spartak Ngjela tregon nëse do të kemi një qeveri teknike
Avokati Spartak Ngjela nuk e sheh të mundur krijimin e një qeverie teknike. Kjo vjen nëse dy forcat kryesore politike PS-PD do të kenë të barazuar deputetët 50% me 50% në Parlament.
”Ka një rregull qeveria teknike. Qeveria teknike formohet kur dy forcat politike në parlament janë shumë pranë njëra-tjetrës. Ose kur kanë barazuar deputetët, 50 % me 50 %. Nëse jemi 50% dhe 50%, absolutisht duhet të shkojmë në zgjedhje të reja ose në qeverinë teknike, po nuk jemi në këto kushte”,-tha Ngjela në ”Report Tv”.
Atëhere kur Rama ka 83 deputetë të PS si dhe 3 të PSD të Tom Doshit, pse duhet të krijojë Qeveri Teknike, thotë avokati. PD nuk ka fuqi të ngrejë popullin, pasi vetëm me popull masiv mund të rrëzohet. Me kaq njerëz sa mbledhë Saliu, nuk ndodh gjë, shtoi avokati.
KOHA JONË SONDAZH

