Spektakël kuqezi në Shkodër: Paradë me kuaj dhe show dronësh për Ditën e Pavarësisë

Shkodra është shndërruar sot në kryeqendrën e festimeve për 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë, duke sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme bashkimi, krenarie dhe tradite kombëtare.

Qindra qytetarë, të veshur me ngjyrat e flamurit dhe dekorime kuqezi, mbushën rrugët e qytetit për të ndjekur paradën tradicionale me kuaj  një nga elementet më karakteristike të festimeve në Shkodër, që vit pas viti rikthen emocionet e traditës së hershme shqiptare.

Rrugët u mbushën me muzikë tradicionale e moderne, energji dhe emocion, ndërsa instrumentistët dhe grupet artistike dhuruan një spektakël kulturor që evokoi ditët e mëdha të historisë sonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrëmjen e djeshme u organizua edhe “Sofra e Pavarësisë”, një aktivitet madhështor me më shumë se 200 të ftuar nga mbarë hapësira shqiptare. Ngjarja, e konsideruar si më e madhja e këtij lloji në Shkodër, solli një mozaik shijesh bio nga trevat shqiptare dhe ripohoi traditën e mikpritjes, identitetit dhe unitetit kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Spektakli kulmoi me një performancë dronësh që vizualizuan në qiell hartën e Shqipërisë dhe Kosovës, simbole kombëtare dhe figurën e Ismail Qemalit. Në darkën solemne morën pjesë edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ndërsa festa u mbyll me një koncert festiv.

Sot shqiptarët në atdhe dhe diasporë festojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi i Vlorës i udhëhequr nga Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, duke vulosur aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 1443, tek Akti i Pavarësisë më 1912, kjo ditë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?