“Spektakli” i të riut me arratinë ndaj Policisë, zbulohen emrat e personave të plagosur. Mes tyre edhe 2 femra
Elmiron Shehu është i riu nga Gjirokastra që ka vënë në alarm Poliinë e Korçës, Librazhdit dhe Elbasanit duke shkaktuar në fund të operacionit për ndjekjen e tij edhe një aksident ku mbetën të plagosur edhe 5 persona, mes të cilëve një efektiv policie.
Faxweb.al ka mësuar emrat e të plagosurve të cilët janë Adriana Latifi, 35-vjeçe banuese në Elbasan, Albert Cani 49-vjeç banues në Valas, Dorina Hazizi 34-vjeç , banuese në Elbasan, Eugen Abdurrazaku, efektiv policie.
Efektivi i plagosur Eugen Abdurrazaku u dërguar fillimisht në reanimacionin e spitalit të Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën ndërsa më pas është nisur drejt Tiranës, ku pritet ti nënshtrohet dhe disa ndërhyrjeve kirurgjikale.
Burime bëjnë me dije se personi të cilit i është vendosur pas policia ka qenë Almiron Shehu, nga Gjirokastra, i cili ka pasur precedent penalë në fushën e trafikimit të klandestinëve.
Shehu nuk i ka ndaluar partullave të policisë që ishin ngritur më parë dhe në zonën e Pogradecit dhe Korçës, dhe është nisur drejt Elbasani ku edhe është shkaktuar aksidenti.
Nga ana tjetër Policia e Gjirokastrës ka nisur një kontroll në banesën e të atit të tij e cila ndodhet në lagjen Manalat të Gjirokastrës.
I ati i tij ka disa dyqane mishi në qytet.
Në aksident është përfshirë dhe një autoshkollë, e cila dyshohet se ka qenë rastësisht aty dhe nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me aksidentin e ndodhur në Elbasan, ku mbeti i plagosur dhe një efektiv, gjatë aksionit për kapjen e të dyshuarit Almiron Shehu, nga qyteti i Gjirokastrës.
Policia sqaron se nuk ka pasur të shtëna me armë, ndërkohë që si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre dhe efektivi i policisë, që sipas njoftimit është jashtë rrezikut për jetën.
Shehu njoftom policia është shoqëruar për në komisariatin e qytetit, ku do të kryhen dhe hetimet e mëtejshme ndaj tij.
”Ky drejtues mjeti edhe në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit të punonëjsit të policisë për të ndaluar. Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa automjetesh”, njofton policia e Elbasanit.
Një ngjarje e rëndë, dhe ende kontradiktore ka ndodhur rreth orës 09:20 të mëngjesit të sotëm në në Krastë të Elbasanit, ku tre automjete janë përfshirë në një aksident.
Në vendin e ngjarjes ndodhet dhe prokuror Ritvan Sukaj. Në njërin prej bagazheve të makinave që ndodhen në vendin e ngjarjes janë gjetur disa targa fallso.
/FAXWEB.AL