Spiropali ”dhuron” zërin për nxënësit që nuk shikojnë, kryeparlamentarja lexon Hamletin 

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu bashkua nismës “Dhuro zërin”, për pasurimin e bibliotekës audiodigjitale për fëmijët që nuk shikojnë. Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, kryeparlamentarja Spiropali ka lexuar një fragment nga vepra “Hamleti” e Uilliam Shekspir.

“I dashur Zot, përshkrimi i tij nuk pëson asnjë humbje ne gojën tuaj, ndonëse aritmetika e memories e humb toruan dhe mbytet në katalogimin sistematik të cilësive të tij. Ndonëse ai fluturon aq lart sa le që nuk e arrijmë dot kurrë, por na merren mend kur bëjmë sehir gojëhapur e sy përpjetë. Që ta përshkruajmë mirë dhe drejtësisht duhet të themi që ka një mendje shumë të gjerë, e cilësitë e tij janë aq të rralla sa shoku i tij gjendet përballë palyrës ku shikohet vetë e cilido tjetër që e gjurmon është hija e tij e jo më tepër”, ishte kjo pjesa që Spiropali lexoi.

Kjo nismë është mbështetur gjatë këtij viti nga qindra lexues, profesionistë të fushës së artit, kulturës e gazetarisë, të cilët dhuruan zërin e tyre për të krijuar dhe pasuruar të parën bibliotekë audiodigjitale që përmbush nevojat për më shumë dije për nxënësit me vështirësi të shikimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?