FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spiropali e ftuar nderi në Ballon e Operës së Vjenës: Shqipëria pjesë e miqësive dhe aleancave austriake

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ishte e ftuar nderi në Ballon e Operës së Vjenës.

Në një postim në Facebook, Spiropali ka ndarë pamje nga eventi dhe shkruan:

Me ftesë të posaçme të Ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, në Ballon e Operës së Vjenës, e mbajtur nën patronazhin e Presidentit Federal, Dr. Alexander Van der Bellen.
Ftesa e nderit në emër të Shqipërisë në këtë event tradicional që daton nga shek. XVIII, instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore, është tregues i respektit, besimit dhe vlerësimit me të cilin miqtë austriakë, shohin dhe trajtojnë Shqipërinë si pjesë e natyrshme e miqësive dhe aleancave të tyre.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?