Spiropali: Lirimi i pengjeve nga Hamasi, një rreze shprese për paqen, vlerësojmë përpjekjet e Presidentit Trump
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes rrjetit social X lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, pas vendimit të Hamasit për të liruar të gjithë pengjet.
Në reagimin e saj, Spiropali e cilëson këtë zhvillim si një “flakë të brishtë, por të çmuar, të shpresës”, duke uruar që ky hap të shënojë fillimin e një epoke të re paqeje mes izraelitëve dhe palestinezëve.
“Dy vite dëshpërimi pas sulmeve të tmerrshme, lajmi për vendimin e Hamasit për të liruar të gjithë pengjet ndez një flakë të brishtë, por të çmuar, të shpresës. Urojmë që kjo të shënojë agimin e një kapitulli të ri, ku izraelitët dhe palestinezët të mos jetojnë më në dhimbje paralele, por në paqe dhe dinjitet të përbashkët,” shkruan Spiropali.
Ajo shtoi se Shqipëria e mirëpret këtë hap me zemër të hapur, duke theksuar edhe vlerësimin për përpjekjet e Presidentit Trump, të cilat – sipas saj – “e kanë afruar Lindjen e Mesme më pranë horizontit të paqes së shumëpritur”.
Two years of hopelessness after the horrendous attacks, the news of Hamas’s decision to release all hostages lights a fragile but precious flame of hope.
May it mark the dawn of a new chapter, where Israelis🇮🇱 and Palestinians🇵🇸 can live not in parallel grief, but in shared…— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) October 4, 2025
KOHA JONË SONDAZH

